Kombëtarja, "rekrutime" të tjera për në qershor
Vëzhgimi ndaj shumë talenteve shqiptare që luajnë në Europë, duket se do të kurorëzohet me të paktën edhe dy futbollistë të rinj në radhët e kombëtares shqiptare. "Gazeta Shqiptare" para disa ditësh publikoi 8 talente që ishin nën vëzhgimin e De Biazit, por numri po shtohet nga dita në ditë. Është gati një formacion që ka vëmendjen e ndihmësve të trajnerit të kombëtares, ku në fund, duke u konsultuar edhe me drejtuesit e FSHF-së, do të vendoset për t'i pajisur me pasaporta talentet që do të zgjedhë De Biazi. Dhe si duket për të parin është vendosur, që është Loret Sadiku, i cili padeklaruar: "Askush nuk më ka takuar dhe nuk e di nëse ka qenë dikush për të më vëzhguar, por jam i gatshëm të heq dorë nga Suedia për Shqipërinë".
LORET SADIKU
Ai ka shpërthyer këtë sezon me Helsinborgun, por duket se nuk të ndalet këtu. 22-vjeçari ka pasaportë suedeze dhe vlera e tij në tregun e merkatos është 450 mijë euro, jo pak për një 22-vjeçar. Kosovari luan në rolin e mbrojtësit, i gjatë 1.8 m, një futbollist elegant. Ai është aktivizuar edhe në tri ndeshje me U-21 të Suedisë, por më pas nuk është grumbulluar. Dhe tani është shansi që ai të luajë për Shqipërinë. "Ajo që mund ta konfirmoj për momentin është se jam në kontakt tashmë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kanë nisur procedurat për pajisje me pasaportë shqiptare, më pas të shohim se si do të rrjedhin gjërat" - ka deklaruar Loret Sadiku. Flitet jozyrtarisht se zv/trajneri i kombëtares shqiptare, Tramexani, pritet të udhëtojë së shpejti për në Suedi për ta takuar lojtarin.
TALENTET
Që pas ardhjes së De Biazit në krye të kombëtares shqiptare e kanë pasur fatin të debutojnë plot 18 futbollistë të rinj, në ndeshje miqësore e zyrtare. Jo pak, kur trajneri italian ka pak më shumë se një vit në krye të ekipit kuqezi. Por duket se De Biazi ka një projekt afatgjatë dhe çdo shqiptar që luan në nivele të larta në Europë, ka apo jo pasaportë shqiptare, duket se është nën vëzhgimin e tij. Nuk është çudi që në ndeshjen miqësore të 1 qershorit, gjithmonë nëse Turqia pranon ftesën e palës shqiptare, të kemi të paktën edhe 1 debutim, që mund të jetë Loret Sadiku, por ndoshta edhe Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Ilir Azemi, Ilir Berisha, Adnand Jonuzaj, etj. Debutimi ndaj Norvegjisë mund të bëhet edhe për faktin se janë tri mungesa në këtë ndeshje, pasi mungon Lorik Cana, Andi Lila dhe Odise Roshi. Në mos nga minuta e parë, ndonjëri nga talentet që po vëzhgohen do të ketë mundësinë ta nisë nga stoli. Me gjithë këtë mori zgjedhjesh, De Biazi do ta ketë më të lehtë të ndërtojë një formacion fitues, edhe pse Cana dhe ndonjë tjetër janë të vështirë të zëvendësohen.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)