Nojer: Jemi gati për finalen e "Uemblit"
Mbrojtësi belg, Van Bujten dhe portieri Manuel Nojer, pas suksesit në transfertën ndaj Dortmundit, kanë marrë zemër dhe kanë dalë në përfundimin se tani janë gati për finalen. "Jemi më të përgatitur nga ana psikologjike. Sa i përket finales, jemi gati që tani ta mundim Dortmundin. Këto ndjenja pozitive vijnë nga dyluftimet në barazimin 1-1?, - tha Van Bujten. Ndërsa portieri Nojer u shpreh: "Dortmundi ndihet i shokuar dhe pa qëllime. I vetmi problem është se s'kanë çfarë të humbasin".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)