E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga 6 javet e para nen sundimin blu

Pas gjashte javeve te para te sezonit 2010-2011 perkon me 80-vjetorin e themelimit te FSHF-se e kur Kampionatit te 72-te Kombetar eshte nderprere perkohesisht per shkak te impenjimeve te Kombetares ndeshjet kunder Bosnjes dhe Bjellorusise ja vlen ti hedhim nje sy statistikave.

Dinamo kampione ne fuqi eshte skuadra qe ka pikasur me shume kjo per faktin se kryeson e vetme 15 pike e shkeputur nga ndjekesit e saj me te afert Flamurtari 13 dhe Skenderbeu 12.

Me trajnerin argjentinas Luis Manuel Blanko ne bankine Dinamo ka siguruar numrin me te madh te fitoreve 5 ne 6 ndeshje nje humbje por shenjestruar edhe me shume portat kundershtare 11 gola ne 720 minuta loje Skenderbeu i dyti me 9 gola.

Statistikat blu vazhdojne me golashenuesit Elis Bakaj me 5 golat e tij kryeson listen e goleadoreve ku ne 36 ndeshjet e deritanishme midis 12 skuadrave jane shenuar ne total 77 gola. Te dytet ne liste jane Nestor Martinena 4 gola Dinamo dhe Bekim Kuli 4 gola Shkumbini.

Dyshja e sulmit dinamovit Bakaj-Martinena 9 gola se bashku kane shenuar me shume se 10 ekipet e tjera - me perjashtim te Skenderbeut 9 gola - dhe tri here me shume se Kastrioti dhe Besa te dyja nga 3 gola.

Kampionia ne fuqi ka humbur nje ndeshje ne Tirane nga 4 te luajtura por eshte e vetmja qe nuk ka humbur asnje ndeshje ne transferte nga dy te tilla madje e vecante eshte se sulmi blu perfshire dhe dy golat e Emiljano Viles ka shenuar me shume gola ne transferte 6 se sa ne shtepi 5.

Duke pare kolonat klasike fitore-barazim-humbje Kastrioti 4 barazime 2 humbje dhe Besa 3 barazime 3 humbje jane dy ekipet qe nuk kane fituar asnje takim deri tani. Dinamo nuk ka barazuar asnje ndeshje ashtu sic nuk e njeh X-in as Skenderbeu 4 fitore 2 humbje dhe Bylisi 1 fitore 5 humbje. Kolonen e humbjeve e kane njollosur te gjithe me Dinamon e Flamurtarin te dyja nga nje humbje dhe Bylisin kampion me 5 humbje.

Persa u perket golave jane shenuar ne total 77 te tille. Jane realizuar 7 penallti plus 4 te humbura jane realizuar 2 tregolesh Kuli o Shkumbinit dhe Martinena i Dinamos 6 dygolesh dhe 2 autogola. Persa u perket kartoneve jane dhene 165 kartone te verdhe dhe 10 te kuq.

Dhe nje detaj ne gjashte javet e para tre trajneret kane lene bankinat e tyre. Mirel Josa te Shkumbini i zevendesuar nga Agim Canaj Ilir Spahiu te Bylisi i zevendesuar nga maqedonasi Nikola Ilievski dhe Shpetim Duro te Besa i zevendesuar nga Perparim Daiu.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 05 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›