E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja shqiptare sot ndeshja me Rumanine

Kombetarja e Shqiperise do te nise sot ne oren 2000 fushaten eliminatore ne Euro 2012 me transferten e veshtire kunder Rumanise. Ndeshja e fundit ne token rumune ka qene nje disfate per kuqezinjte megjithate skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe duket se e ka harruar humbjen 6-1 dhe kerkon te nise ne menyren me te mire aventuren e saj ne grupin D eliminator.

Atmosfera ne perfaqesuesen shqiptare ka qene pozitive gjate grumbullimit perpara ndeshjes nderkohe vete trajneri Kuzhe nuk e ka fshehur optimizmin e tij. Ne konferencen e fundit per shtyp tekniku kroat beri te ditur se skuadra kuqezi do te zbrese ne fushen e lojes me objektivin e vetem per te marre nje rezultat pozitiv duke lene te kuptohet se do te ishte i kenaqur edhe me nje barazim.

Per te arritur kete objektiv Josip Kuzhe pritet te zbrese ne fushen e lojes ne menyre te kujdesshme me vetem nje sulmues nga minuta e pare ne modulinin 4-4-1-1. Kroati do trsquoi besoje porten Arjan Beqaj ndersa perpara tij ne mbrojtje do te rreshtohen Cana Curri Dallku dhe Vangjeli. Mesi i fushes do te kete titullare Lilen dhe Bulkun ne qender ndras Agolli dhe Duro do te luajne ne krahet e ketij reparti. Edhe nje here fantazia e lojes do trsquoi besohet Skeles i cili do te mbeshtese Bogdanin te vetem ne sulmin kuqezi. Shqiperia do te luaje ne grupin D eliminator te Euro 2012 bashke me Rumanine Francen Bosnje Herzegovinen Bjellorusine dhe Luksemburgun.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›