E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana blindohet me kater lojtare te rinj

Dy rezultate zhgenjyese dhe pika e vetme ne renditje ne startin e Superliges kane bere qe Tirana te levize fuqishem ne merkato. Bardheblute qe do te zbresin ne fushe per javen e trete te kampionatit te favorizuar edhe nga pauza per shkak te impenjimeve te ekipit perfaqesues do te kene tjeter fytyre. Alban Bushi ish-futbollist i kombetares dhe kapiteni Devi Muka firmosin per Tiranen ashtu si dhe boshnjaku Mlade Zizovic dhe serbi Ivan Gvozdenovic.

Starova tani mund te buzeqeshe. Kater futbollistet perforcimet me te mira te mundshme per Tiranen jane vene ne dispozicion te teknikut Sulejman Starova por ne pritje te prezantimit zyrtar natyrisht edhe nen ndikimin e rezultateve te arritura deri tani askush nuk prononcohet ne klubin bardheblu. Golashenuesi me i mire i kombetares Bushi eshte nje force me shume ne sulm per teknikun kryeqytetas qe do ti hape nje vend perkrah Pero Pejic por qe duhet sigurisht te munde edhe konkurrencen e Plakut. Ne mesfushe dy ardhjet e Mukes dhe Zizovic i japin ekuiliber nje reparti ku Starova kishte vetem elemente te rinj ndersa 24 here kampionet e Shqiperise kompletohen edhe ne krahun e majte.

Ivan Gvozdenovic ish-futbollist i Cverna Zvezdas ka eksperience te madhe dhe bardheblute presin nga 32-vjecari qe te shndrrohet ne nje pedine fondamentale te formacionit bardheblu. E nderkohe Starova ka vertete nje skuader shume me premtuese se ajo qe drejtoi dy javet e para por situata tek Tirana mbetet kontradiktore ne instanca drejtuese se askush madje as shefi i klubit Dimraj nuk prononcohet.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›