E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, test kontrolli me FC 08 HaßlochKombëtarja e Shqipërisë do të nisë të martën përgatitjet për ndeshjen kundër Suedisë

Publikoje ne:

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë të martën (6 tetor) përgatitjet për ndeshjen kundër Suedisë. Ekipi do të grumbullohet në Gjermani, në Hasloh, ku do të stërvitet në fushën e 1. FC 08 Haßloch. Stërvitja e parë do të nisë po të martën, me një seancë stërvitore (17:00-19:00).

Të enjten, më 8 tetor është parashikuar një ndeshje me karakter stërivtor (2 x 25 minuta) me Ekipin 1. Mannschaft des 1. FC 08 Haßloch. Më 10 tetor do të luhet edhe ndeshja miqësore me Greuther Fürth.

Sipas një lajmi të publikuar në faqen gjermane mrn-news.de, uebsajt  zonës Rheinneckar ku do të zhvillojë stërvitjen edhe ekipi shqiptar, drejtuesit e klubit të vogël Haßloch ndihen krenarë që do të mirëpresin skuadrën shqiptare, duke premtuar se do të bëjnë gjithçka për ekipin tonë për ta kaluar sa më mirë.

  E Hene, 05 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›