E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo sulmon Farrarën: Unë flas për kë të dua! (video)

Mbrëmje e “shfrenuar” për trajnerin e Interit, Hoze Mourinjo pas golit të Shnajder në minutat shtesë që i dha fitoren 2-1 ndaj Udinezes. Gjuha e nxjerrë jashtë nga “Special One” nuk është një veprim që mund ta shikojmë përditë.

Këtë herë tekniku portugez duket se ka nisur betejën më të madhe me mediat dhe opinionin sportiv në Itali. Duke reaguar ndaj trajnerit juventin Ferrara, i cili tha se Mou nuk duhet të merret më me të tjeret, Hoze nuk i ka mbajtur dot nervat.

“Unë flas për kë të dua. Nëse nuk do, ai mund të mos dëgjojë, mund të jetë i lumtur ose jo, por unë flas si të dua, edhe pse kam pasaportën portugeze,”- shprehet Mourinjo.

Më tej, Mou ka provokuar sërish ambientin bardhezi rreth pyetjes nëse do të ndjekë ndeshjen Palermo-Juventus.
“Nuk e di, sepse sot luhet Çelsi-Liverpul dhe më pas në orën 7 ka një ndeshje në Portugali dhe ndoshta do jem pak i lodhur,”- përfundon trajneri zikaltër.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›