Kombinati Metalurgjik investitoret italiane shfaqin interes

Investitorë italianë kanë shfaqur interes për investime ne qytetin e Elbasanit duke shfrytëzuar territorin e ish Kombinatit Metalurgjik.
Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto e ka cilësuar interesin e investuesve italiane një zhvillim pozitiv të ekonomisë shqiptare.
Elbasani ofron mundësi të mëdha investimesh për shkak të zonës industriale, infrastrukturës, pozicionit gjeografik dhe mund te kthehet në një qendër të rëndësishme për tregun kombëtar e atë rajonal.
Investitorët italianë janë të interesuar në investime prodhuese, c’ka nënkupton më shume vende pune.