E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koment - Betonizimi i se ardhmes

Kjo eshte Tirana jone Tirana e kontradiktes ku duhet ti themi faleminderit vetem biznesit privat qe ka menduar ne disa raste per ndonje oborr apo peme ne ndonje lokal ku femijet tane mes duhanit e zhurmes te mund te njihen nga afer me ngjyren e gjelber. Ne turbulliren e kesaj bashkie te madhe eshte betonuar cdo gje por jo formimi i femijeve tane...

Nga Juela Mecani

Ne nje dite me 24 ore te gjithe mundohemi te organizojme dhe te skematizojme rutinen me shpresen qe te mund te realizojme planet tona e ne fund te dites te largohemi disi nga stresi. Dhe eshte kjo normale ndertohet keshtu dita java muaji e viti. E me kalimin e pashmangshem te kohes vetem pas disa vitesh dallojme ose na dallojne nese kemi ndryshuar si dhe sa jemi rritur dhe sa ka ndikuar tek ne rutina e 24 oreve dhe organizimi i saj.

Flasim cdo dite ne keto 24 ore per mireqenie shkollim zhvillim pasurim por ne fund te fundit ajo qe i vendos rezultanten perpjekjeve te gjithesecilit eshte se si jane rritur femijet tane.

Femijet tane jane pasqyra e shoqerise jane ata qe neser do kujdesen ose jo per ne do zgjedhin Tiranen Milanon apo Londren ata qe do jene inovatore ose qe do ruajne traditat. Femijet tane jane ne fakt mbrojtesit e rrenjeve tona e ne keto 24 ore nuk duhet te rreshtim se pyeturi veten se si po rriten ata.

Ne prinderit por edhe e gjithe shoqeria shqiptare eshte e ndergjegjshme se femijet tane kane sot fatin te kene shume me teper se brezat qe shkuan. Por ne themelet e asaj qe do jene ne te ardhmen per femijet e kryeqytetit kerthizes se kombit mungon nje detaj shume i rendesishem. Ata jane femije betoni femije apartamentesh e kjo ndikon shume me teper se sa ne shpesh e mendojme ne brumosjen e tyre.

Dita me 24 ore e nje femije te kryeqytetit nis me lajme e beton e perfundon ne beton brenda kater mureve te shtepise brenda mureve te kopshtit a shkolles e kur gjejme pak kohe vertik e duke pare oren brenda mureve te ndonje bari me lodra ose ne kurse pa fund baleti gjuhesh te huaja patinazhi apo tjeter.

Por e dime qartesisht se nje ore TV nuk eshte barazim me nje ore ne natyre. Te gjitha vlejne jane pjese e zgjedhjes tone si prinder e mund te pasurohen me detaje fundjavash ne Durres apo ne rrethinat e Tiranes kur je me fat te kesh nje mjet motorik e te ardhura te mira dhe kur koha ta lejon. Por po flas per Tiranen eshte nje kryeqytet i madh e ku jo te gjithe kane te njejtat mundesi. Tiranen qe na merr cdo dite kohe e na injekton doza stresi ne trafikun e cmendur qe dhe me diell e dhe pa diell nuk e ke fatin te zgjohesh e te dallosh qiellin nga kullat e betoni ku ne nje distance kembesoresh te shkurter nuk e ke kurre ate fat te ecesh krejt mbi rruge te shtruar ku parkimet e dyfishta e te trefishta ta bejne te pamundur te kalosh rrugen ku pastertia e rrugeve le shume per te deshiruar ku ndersa ecen te ndodh shpesh qe te ndihmosh nenat me karroca ose persona me aftesi te kufizuar per te kapercyer trotuaret sepse nuk jane menduar vende per ta.

Kjo eshte Tirana jone Tirana e kontradiktes ku duhet ti themi faleminderit vetem biznesit privat qe ka menduar ne disa raste per ndonje oborr apo peme ne ndonje lokal ku femijet tane mes duhanit e zhurmes te mund te njihen nga afer me ngjyren e gjelber. Ne turbulliren e kesaj bashkie te madhe eshte betonuar cdo gje por jo formimi i femijeve tane. Me shumefodullek e papergjegjshmeri te rrezikshme pa na pyetur pa na dhene shpjegime madje pa folur fare eshte vendosur per nje pjese te rendesishme te jetes se femijeve tane. shte fshire kontakti i tyre me natyren ne qytetin qe duan e ku kane lindur e mbi te cilin do te ruajne memorien e femijerise aq themelore per krijimin e identitetit te nje te rrituri me pas.

Degjoj e lexoj qe madje ka dhe zera qe e mbrojne kryebashkiakun i ka nderruar faqen Tiranes thone. Nuk e di ne fakt a ka faqe Tirana e sotme ne cilin model ajo futet a ka ne fakt nje model evropian pa parqe pa sheshe pa lodra per femijet pa shatervane e kende pushimi pa kopshte botanike e zoologjike si duhet pa qendra te zhvillimit e argetimit te femijeve te krijuar e ndertuar nga bashkia Nese ka e meqenese kete model brilant zoti Kryebashkiak dhe enturazhi i tij e mbron kaq shume pse nuk zgjedh nje dite ne jave jo te premten ke te doje edhe te dielen vlen e te zhvilloje nje tryeze me mediat edhe per kete Apo ndoshta druhet se nuk do dije si ti pergjigjet qytetareve te Tiranes se perse nuk kane femijet tane parqe ku te luajne te takohen te njihen te ajrosen pse jo te vrasin pak gjurin si ne dikur Nderkohe qe vitet ikin Tiranes i kafshohen zona te tera ku rrinte e varur shpresa jone prinderore dhe perseri e perseri ai qe duhet te jape llogari per kete hesht anashkalon ben te verbrin. Ende mendon se mund te trullose disi qytetaret duke bere ndonje inagurim te stisur apo duke u ulur me femijet gju me gju ne ndonje kopsht por kur ata i kerkojne se pse kesulekuqja nuk ka pyll ku te ece se perse mami merzitet te dielen qe pa gdhire sepse nuk di se ku te shetise femijet kryebashkiaku kalon ne retushim ne montazh. Qep e shqep arkivin e tij personal me kosha basketbolli e ndonje minipark me lodra qe sot zoti kryebashkiak po ta vizitonte serish do e gjente te ndryshkur te shqyer madje te rrezikshem per femijet tane.

Si mund te pretendojme qe ta shohe te ardhmen e femijeve tane nje njeri qe ka vene gjyslyket prej betoni e duralumini Dikush si ai qe nuk njeh dhe respekton institucionin e llogaridhenies obligim per nje kryebashkiak a mund ta kuptoje dot se te pakten per femijet tane ka detyrim te flase Duket qartesisht qe jo.

Por eshte dhe obligim per ne si qytetare dhe prinder qe betonizimin e se tashmes dhe te ardhmes se femijeve tane ta quajme hapur nje krim qe do i kushtoje te gjithe shoqerise. Kryebashkiaku yne i ka vene nje cmim mireqenies se femijeve tane sic i ka vene nje cmim te gjithe karrieres se tij. Papergjegjshmeria e tij nuk duhet te kthehet ne papergjegjshmerine tone sepse neser do jete teper vone.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›