Reforma e ndihmes ekonomike
Nje reforme e mirefillte kerkohet sot ne fushen e ndihmes qe shteti u jep familjeve dhe personave ne nevoje. Ne thelb si perkufizim ndihma ekonomike shteterore duhet te perfshije te gjitha detyrimet qe familjeve ne nevoje u lindin me shtetin dhe te cilave keto familje nuk kane mundesine tu pergjigjen si shkollimi librat bursat per femijet energjia dhe te gjitha aspektet e tjera te jeteses se tyre qe nuk perballohen dot me te ardhurat qe kane. Nderkohe ndodh qe fondet e kesaj ndihme po behet me shume se nje dekade e gjysme qe vilen abuzivisht dhe fajtoret denohen pak ose asfare. Kur mendon se jane me qindra miliona euro te vjelura abuzivisht nga fondet e ndihmes shteterore ne keta 19 vjet nevoja per reforme del e qarte dhe madhore. Familjet ne nevoje ndodhen sidomos ne zonat e thella malore kur edhe pse punojne te gjithe anetaret nuk arrijne te sigurojne te ardhura te mjaftueshme per buken e gojes. Ndihma e deritanishme per keto familje ka qene e manget ne shume raste gati simbolike. Mjafton te mendosh familjen e mjere ne Sukth te Durresit me nenen e ngelur te vetme tani pas vdekjes tragjike te kater femijeve te saj te asfiksuar ne gjume. Kush i ndihmonte ata Deri tani listimin e familjeve te varfra e kane pasur ne pergjegjesi dhe detyre punonjes te bashkive dhe komunave perkatese. Nje pjese e mire e ketyre punonjesve te shtetit ne bashkeveprim ose vecmas kane abuzuar jo pak. Jane verejtur raste kur te gjithe anetaret e keshillit te komunes ishin te perfshire ne ndihmen ekonomike edhe pse shumica e tyre kishin pune me te ardhura solide ose madje edhe biznese. Po ashtu abuzime ka edhe ne ndihmen ekonomike qe shteti u jep personave ne nevoje. Nje shembull i kategorise me te perhapur te personave ne nevoje eshte grupi i invalideve personave me aftesi te kufizuara. Numri i tyre gjate dy dekadave te paskomunizmit megjithese nuk kemi pothuajse fare industri shteterore ku mund te aksidentohen eshte rritur me mbi 60 per qind. Kuptohet lehte qe nje pjese numerohen mbi 60 mije vete jane me status fiktiv te personit me aftesi te kufizuar. Kane dhene para aty ku duhet dhe e kane fituar pa te drejte kete status. Nuk duhet thjesht rishikuar skema e ndihmes ekonomike por duhen kuptuar mekanizmat qe kane sjelle ne nje abuzim kaq te perhapur me skemen e deri pak koheve me pare. Ja perse ngritja e Grupit te Punes per te zhbiruar keto abuzime sjell dy dobi. Jo vetem qe do te zgjidhe nje padrejtesi familja ne nevoje ose personi realisht me aftesi te kufizuar shikonin se si perfitonin te njejten ndihme nga shteti ne mos me teper persona qe hiqeshin si te varfer apo invalide por qe ne fakt ushtronin lirisht aktivitet biznesi privat. Nga ana tjeter reforma mund ti kurseje shtetit miliona euro fonde keto qe mund te shkojne per te perballuar pjeserisht rritjen me 10 per qind te pagave dhe pensioneve me 1 korrik te vitit te ardhshem ose investimet ne arsim e shendetesine publike. Eumlshte mire qe ne grupin e punes jane titullare dhe eksperte si nga Ministria e Financave ashtu dhe ajo e Punes e Ceshtjeve Sociale dhe e Shanseve te Barabarta. Ministri i Financave Bode me te drejte e konsideron si objektiv madhor reformen ne ndihmen ekonomike shteterore ne kete mandat te dyte per ta bere ate me efikase dhe me prane njerezve vertet ne nevoje. Ministria e Punes ka per detyre te listoje njerezit dhe familjet ne nevoje. Skema e meparshme e ndihmes shteterore kishte dy te keqija te medha. E para se u jepte bujarisht personave qe nuk kane aspak nevoje per ndihmen nga Shteti. Ne kete drejtim abuzimi eshte kolosal me miliona euro ne vit. E dyta eshte se atyre familjeve dhe personave qe mirefilli kane nevoje skema u jep nje ndihme shume me te pakte gati qesharake. Rasti me tipik eshte ai i nenave me shume femije jetime. Ato kane nevoje paresore jo vetem per librat shkollore per femijet e tyre por per ilacet e per shume sherbime te tjera jetesore. Skema deri tani eshte treguar gati e verber ndaj tyre. Por jo vetem atyre. Reforma ne ndihmen shteterore do te jete e thelle. Do te perfshije programet e punesimit me perqendrim pikerisht keto familje vertet ne nevoje listimin e dixhitalizuar te tyre ne menyre qe asnje keshilltar apo punonjes komune e bashkie te mos abuzoje me. Skema e ndihmes duhet te kete nje grup kontrolluesish me vete pse mundesite dhe ngasjet per abuzime me te jane ende te medha.