Nje dite per ti thene jo dhunes

Nje kofshe e nxire nje krah i gjakosur fshihen lehtesisht nen veshje e heshtja personale dhemb me shume se keto plage. Shpesh nje sy i fryre nje gervishtje mbi faqe genjeshtra e radhes e heshtja behet kolektive. Me 25 nentor festohet Dita Nderkombetare kunder dhunes ndaj grave nje date e rendesishme e nje rast me shume per te promovuar aksione konkrete kunder kesaj dhune. Cdo vit media shoqeri civile e organizata grash ne te gjithe boten rendisin statistika opinione ngjarje te dhimbshme dokumentare perkujtimore ne nderim te historise se kesaj date dhe bashkohen nen nje ze te vetem Thuaji jo dhunes
Brenda ketyre shifrave e kesaj thirrjeje gjenden mijera e mijera shifra te tjera te padukshme te palexueshme qe numerojne histori te fshehta te mbytura qe nuk kane gjetur e ndoshta nuk do te gjejne kurre kurajon per tu treguar e denoncuar. Histori te tilla kane nje bashkefajtor besnik qe nuk i tradhton kurre heshtjen e imponuar nga nje shoqeri qe nuk degjon e nuk shikon. Grua nuk lind por behesh - shprehej filozofikisht Simone de Beauvoir per te kuptuar se origjina e inferioritetit femeror e moskurajos per te treguar gishtin ndaj kujtdo qe abuzon me te qendron tek indiferenca e nje shoqerie hipokrite qe me heshtjen e saj dhunon shume me teper sesa nje dhimbje fizike. Por edhe kush flet kush jep statistika kush denoncon shpesh duket se nuk ka ze pasi ai humbet ne boshllekun e deshires per te mos degjuar.
Dhuna ndaj gruas kapercen cdo lloj kontesti shoqeror pa dallim ekonomik kulturor racial territorial e nuk shfaqet vetem nen kushtet e nje varferie ekstreme apo nje problematike sociale. Motivet qe shtyjne nje grua te heshte jane delikate te shumta eshte turpi frika per vete e femijet mosaprovimi i familjes dhe i shoqerise eshte mungesa e mjeteve ekonomike eshte konfuzioni psikologjik ku e ka zhytur dhimbja. Te denoncosh eshte nje akt qe kerkon shume kurajo pasi mbi te gjitha te mundon pyetja Cdo te ndodh me pas Shpesh gruaja e dhunuar mbetet e vetme e privuar nga cdo mjet perkrahjeje ndihme fizike ndihme morale materiale e perballe nje te ardhmeje te tille zgjedh heshtjen qe jo pak here e ka paguar me jete. Me shume se nje muaj me pare edicioni informativ i pothuajse te gjitha televizioneve shqiptare u hap me lajmin 12 tetor 2010 Ne fshatin Bucimas te Pogradecit ka ndodhur nje ngjarje e rende nje 17-vjecare perjeton nje perdhunim te trefishte. Pak sekonda kronike e asnje koment ose opinion i dale nga ato aktivisteve shoqatash qe cdo 25 nentor nuk mungojne te mbajne fjalimin e radhes per podiumin e nje salle konference.
Thuaji jo dhunes nuk eshte vetem nje thirrje kunder dhimbjes fizike seksuale por dhe kunder dhunimit psikologjik dhe ekonomik qe heshturazi serviret nga individi e shoqeria. Organizata Boterore e Shendetit OBSH e ka njohur dhunen si nje problem te shendetit publik qe rendon ne gjendjen fizike e psikologjike te grave e shkaku kryesor i vdekjes se femrave ne fashen e moshave 16-44 vjec. Dhuna psikologjike vjen gjithmone pas asaj fizike nen mesazhin se viktima eshte e pavlefshme. Behet fjale per sjellje e insultime graduale te veshtira per te njohur ne fazen e tyre fillestare injorime frikesime limitim te lirise personale sekuestrim te objekteve vetjake te gruas kercenim per vdekje per te e familjaret e saj. Preferohet heshtja historia e vuajtja behet e padukshme e shifrat te palexueshme. Ambienti familjar e shoqeror qe i rrethon percepton gjithcka por preferon rregullen e pashkruar nuk degjon e nuk shikon.
Dhuna ekonomike siperfaqesisht te krijon idene e nje laku te ngushte qe nis e mbaron brenda mureve te shtepise por qe ne te vertete eshte nje grimce e vogel para konsekuencave te politikave social-ekonomike te shoqerise ku jeton. Dhuna ekonomike eshte privimi e pavaresia ekonomike e gruas eshte moslejimi per te punuar eshte administrimi i te ardhurave te saj ne rastet kur punon sekuestrimi i rroges mujore mosinformimi per gjendjen ekonomike familjare. E kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Deshtimi shpeshhere i politikave sociale ka bere qe ana tjeter e medaljes te jete e turbullt e te detyroje qe cdo dite qindra gra ti nenshtrohen nje dhune ekonomike qe shoqeria e heshtja e saj i ofron me ane te puneve te pambrojtura me kontrate e pa kushtet e nevojshme te sigurise.
Grua nuk lind por behesh. Asnje faktor biologjik psikik ekonomik percakton aspektin qe duhet te luaje gruaja ne shoqeri. Eumlshte bashkesia e historise e civilizimit qe perpunon kete produkt qe e quajme grua - shkruan Simone de Beauvoir ne librin Seksi i dyte.
Nuk eshte e lehte te jesh grua sot kur vlerat e zakonet sociale i sheh ne nje transformim te vazhdueshem kur normalja perpiqet te mbijetoje ndaj trasgresionit kur paraja fshikullon opinionet kur pushteti nderon provincializmin intelektual kur kultura cnderon dinjitetin.
Nuk eshte e lehte te biesh ne kompromis me ate cka ndodh perreth kur sheh se si nderohen prostitutat luksoze shoqerueset e imazhit femrat e mbivleresuara profesionalisht pavaresisht aftesive te tyre e fale vetem paraqitjes fizike dhe kur kupton se ky eshte dhunimi me i heshtur i frikshem e konstant ndaj te gjitha atyre grave qe cdo dite perballen me jeten qe parane e pushtetin nuk duan ta dhurojne pasi trasgresioni me i madh i tyre eshte dinjiteti.
Pak nga historiku i Dites Nderkombetare kunder dhunes ndaj grave
25 nentor 1960 - 25 nentor 2010 plot 50 vjet nga historia e trishtuar e motrave Mirabal.
Me rezoluten 54/134 te dates 17 dhjetor 1999 Asambleja e Pergjithshme e Shteteve te Bashkuara shpalli 25 nentorin si Dita Nderkombetare per eliminimin e dhunes ndaj gruas ftoi qeverite organizatat nderkombetare dhe shoqatat joqeveritare te organizonin veprimtari me qellim rritjen e pergjegjesise se opinionit publik per kete teme. Zgjedhja e kesaj date eshte frut i nje takimi midis levizjeve feministe latino-amerikane ne Bogota me 1981 ku delegacioni i Republikes Domenikane propozoi tu behej homazh tri motrave Mirabal disidente politike te kesaj republike te vrara brutalisht me 1960 me urdher te diktatorit Trujillo Rafael Leonidas Trujillo Molina mbi 30 vjet diktator i Republikes Domenikane.
Motrat Mirabal linden ne Ojo de Agua provinca e Salcedos ne Republiken Domenikane. Ato iu kundervune fuqimisht diktatures se Rafael Leonidas Trujillo qe me 1930 erdhi ne pushtet fale zgjedhjeve te trukuara.
Patria Mercedes Mirabal 1924-1960 motra e madhe qe deshmitare e nje sere padrejtesisht te kryera ne vendlindjen e saj. Shtepia e Patrias qe strehimi e pika e referimit per koordinimin dhe organizimin ne ilegalitet te kundershtareve politike te ketij regjimi te mbledhur rreth se ashtuquajtures levizja 14 Qershori. Kur kjo levizje u zbulua drejtuesit me shumicen e anetareve u burgosen e midis tyre dhe bashkeshorti i saj me djalin 12 vjecar. Shtepine ia shemben duke i konfiskuar cdo te mire materiale.
Minerva Argentina Mirabal 1926-1960 qe nje aktiviste me ide politike mjaft revolucionare e vazhdon te jete sot nje pike referuese historike per vendet qe ne menyre konstante luftojne per liri. Minerva qe nje nga organizatoret e levizjes vendase 14 Qershori e ne moshen 22-vjecare u burgos me fajin e vetem se kishte refuzuar dashurine e diktatorit.
Antonia Maria Teresa 1936-1960 motra me e vogel qe gjithashtu bashkepunetore e levizjes 14 Qershori dhe viktime e represionit diktatorial duke u burgosur shume here. Me 25 nentor te vitit 1960 teksa po shkonin te takonin burrat e tyre ne burg motrat Mirabal rane ne duart e Sherbimit Ushtarak te Inteligjences. Keta te fundit ushtruan mbi to torturat me mizore e pasi i perdhunuan i masakruan me thika e te mbuluara me gjak i rifuten ne automjetin me te cilin po udhetonin duke stimuluar nje aksident. Vdekja e tri motrave shkaktoi nje dhimbje te madhe ne gjithe vendin he forcoi shpirtin patriotik te komunitetit qe deshironte nje qeveri demokratike ku garantohej respekti i dinjitetit njerezor. Kjo ngjarje konsiderohet si nje nga krimet me te tmerrshme ne historine e Republikes Domenikane.