E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa uron që enciklika e re ta ndihmojë njerëzimin që të ndjehet një familje e vetme

Benedikti XVI dje paradite gjatë audiencës së përgjithshme ka uruar që enciklika e tij e re ‘Caritas in Veritate’ – ‘ E Vërteta me Dashuri’ e botuar dje, “ta ndihmojë njerëzimin të ndjehet një familje e vetme, e impenjuar në realizimin e një bote të bazuar në drejtësi e paqe”. “Jo vetëm me të mirën materiale” por sidomos me “rritjen shpirtërore” realizohet zhvillimi i plotë i personit njerëzor, tha Ati i Shenjtë Racinger. “Të lutemi që enciklika e re të mund të ndihmojë njerëzimin të ndjehet një familje e vetme” e, shtoi, “të lutemi që besimtarët që veprojnë në ekonomi e në politikë ta ndjejnë se sa rëndësishme është dëshmia e tyre ungjillore”.

Benedikti XVI dhe kryeministri i Japonisë shkëmbejnë pikëpamje për krizën ekonomike botërore/Gjendja e shkaktuar nga kriza ekonomike dhe impenjimi i Japonisë e Selisë së Shenjtë për Afrikën, kanë karakterizuar dje paradite audiencën e Benediktit XVI me kryeministrin e Japonisë, Taro Aso, i cili vizitoi Vatikanit bashkë me bashkëshorten e delegacionin përcjellës. Pas bisedimeve me Papën, njofton një deklaratë zyrtare e Vatikanit, kryeministri i Japonisë është takuar edhe kardinalin sekretar të Shtetit të Selisë së Shenjtë, Tarçizio Bertone, dhe me sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Dominique Mamberti. “Lidhur me planin bilateral – përfundon deklarata e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit – janë përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Japonisë e Selisë së Shenjtë, si dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit në Japoni”.

Me 8 korrik shënohet përvjetori i vdekjes së imzot Lazër Mjeda/Duke shfletuar kalendarin historik, më 8 korrik shënohet përvjetorii e vdekjes së kryeipeshkvit shqiptar të Shkodrës imzot Lazer Mjedjes.

Lazer Mjeda, lindi në Shkodër në një familje shumë të varfër, me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935. Imzot Laze Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnis letrare “Agimi” dhe i shqněs botuese Jernyme. Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtar; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi" e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës.

Gjatë kësaj periudhe shoqnitë letrare janë në lulëzim të plotë. Më 1909 qe emërua Arqipeshkëv i Shkupit ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmatre. Në Shkup ndërtoi selinë arqipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare. Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta goditi Elterin.

Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin "Rruga e Shelbimit" dhe me 19 mars1923 bekoi kumbonët e reja të Kishës Katedrale. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930. Vdiq me 8 korrik 1935 e funerali qe nder ma të madhështorët që iu banë Arqipeshkvijve. Me 1926 pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›