Rowling iu kthehet fëmijëve
Shkrimtarja britanike, Joanne K. Rowling, deklaroi se në kompjuterin e saj tashmë ka disa ide për librin e saj të ardhshëm, i cili do t’iu dedikohet lexuesve të rinj, megjithëse nuk deshi të sqaroj se kur planifikon ta botojë atë.
"Kam shumë ide dhe, me gjasë, libri im i radhës do të jetë për fëmijë dhe adoleshentë. I kam disa ide për edhe një roman për të rritur, megjithëse tash për tash nuk planifikoj që të merrem me to”, theksoi ajo.
Romani i saj i fundit, "The Casual Vacancy" ("Vendi Rastësisht i Zbrazët”) fillon me vdekjen e befasishme të një politikani në një qytezë britanike, e cila lë të zbrazët vendin e tij në kuvendin e qytezës. Zgjedhjet që do të pasojnë krijojnë një kaos por edhe shfaqin anën e errët të qytetarëve të qytezës – në dukje idilike –Pagford.
Romani po shitet mirë në Britani, përkundër vlerësimit jo të mirë të kritikës.