E Diel, 1 Nëntor 2026

Komentuesit tallen me Jozefinën: Si shpjegohet që ky Rama ua ble gjithmonë ambasadorët

joziPas shpërthimit të saj në Facebook kundër ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, fansat e Jozefina Topallit nuk kanë nguruar të tallen dhe ironizojnë me të. Ata i shkruajnë se si ka mundësi që Rama arrin ti blejë gjithmonë ambasadorët dhe ti bërë kundër Berishës. Më poshtë janë disa prej reagimeve të komentuesve:

Hahaaa…e fortë kjo Jozi. Po ty të ra zari i Saliut ti japësh përgjigje ambasadorit? Si është kjo punë! Shumë e çuditshme. Të gjithë ambasadorët amerikanë po i korrupton ky Rama! Kështu bëri edhe me Uidhers, me ambasadorin danez, me atë holandez, gjerman etj. Sa i poshtër paska qenë xhanëm ky Rama? “Mjerrë” Shqipëria në dorë të kujt do bjerë në shtator!

A nuk ju duket se nuk është gjuha e helmatisur dhe degraduese(sa kohë jemi miq të duam e sa kohë jemi kundërshtarë të fundosim ne shqiptarët) zgjidhje pse dikush thjesht mendon ndryshe nga ju zonja Topalli? Edhe sikur të keni argumente më të forta, nuk më duket mënyra e duhur kjo, nuk është standard komunikimi ky. Të paktën ky standard më duket ai i vitit 1992, edhe pse jam dakord me ju; nuk janë tërësisht njësoj viti 1992 me 2013, jemi më mirë në shumë aspekte, por për fat të keq ngjajnë edhe shumë ama, madje në disa aspekte jemi edhe më keq akoma.

O Jozi, boll se nuk “e kap dot për zhelesh” amerikanin, se “ta bëjnë fytyrën si këpuca” ata.

Mos harroni Z. Topalli, se po flisni për përfaqësuesin e SHBA-së. Kur i tha Saliut tuaj burrë shteti, ju pëlqente, tani që po ju del kundër nuk ju pëlqeka.

Në shtetin tuaj nuk kemi një vend ku të ankohemi. Na kanë vrarë dhe s’jemi ankuar, se na vrasin ende më shumë. Ja prej jush, prej komunistëve antikomunistë, që keni vrarë shpresat e një populli të tërë…i cili fatmirësisht ju dha përgjigjen që meritonit, një shkelm sovrani, një shembje demokratike dhe një shembull të paprecedent ne post vitet 92′

Pra, ju që rrëzuat gjoja komunizmin, arritët deri aty sa populli u lumturua që më në fund ju rrëzoi ju. Populli nuk janë miliarderët pranë jush, nuk janë horrat dhe kriminelët që nuk nginjen duke vjedhur pasuri publike. Populli jemi ne, rrogëtarët e përdhunuar në çdo të drejtë dhe qytetarët/fshatarët që rrojnë për bukën e gojës e me djersën e tyre.

Ashtu moj zonjë, ashtu… të gjithë të blerë janë… Uithers, Arvizu, Bamir Topi, Silvia Konti… të gjithë...

Jozefina, do që të flas seriozisht tani? Ç’tu desh me këtë deklaratë? Ta futi më duket Saliu. Pse nuk vuri Lulin të fliste? Ty të gjeti? Të dogji përfundimisht me amerikanët. Këtej e tutje ata do ta fusin emrin në rreth të kuq….e nuk ndreqesh dot kollaj me ata po të vunë në shënjestër!/b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›