E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli shpërthen kundër Arvizusë: Një njeri i vogël, i kthyer në ekstremist i majtë

arvizuKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sulmuar në mënyrë të egër ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, për krahësimin e zgjedhjeve të 23 qershorit me ato të vitit 1992. Sipas Topallit, një krahasim të tillë nuk mund ta bëjë as edhe një ekstremist i majtë.

Në shpërthimin e saj, Topalli e konsideron ambasadorin amerikan të denjë për të punuar me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë në kohën e komunizmit, Reis Malile dhe jo për të qenë krah ish-sekretares së Shtetit, Hillary Cliton apo Sekretarit aktual, John Kerry.

Të dashur miq !

Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël!

Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike!!! Për të mos i thënë fallsifikator i historisë!

Të krahasosh Shqipërinë e 1992, që këputi vargonjtë e evil empire, me Shqipërinë anëtare të NATO-s , është njësoj si të vësh shenjën e barazimit midis BrezhnjevitI dhe presidentit Reagan!!! I denjë për të punuar me Reis Malilen, jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtes nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë, shkruan Topalli në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›