Shteti ligjor dhe misioni i ATK-se
Nga Feti Zeneli*
Togfjaleshi "shtet ligjor" ka filluar te artikulohet gjithnje e me shpesh ne vitet e tranzicionit shqiptar, vecanerisht kur kerkohet mbeshtetje, nderhyrje energjike, drejtesi e rregull per permbushjen e nje misioni apo angazhimi te caktuar nga subjekte te ndryshme publike e private, per shkak se ndjehen te cenuara dhe te pafuqishme perballe veshtiresive subjektive apo praktikave selektive e korruptive qe krijohen ne procesin e bashkepunimit institucional per realizimin e veprimtarise se tyre. Agjencia e Trajtimit te Kredive eshte ndoshta institucioni i vetem publik ne Shqiperi, qe per shkak te problematikes komplekse te trasheguar apo krijuar ne permbushjen e misionit te saj per arketimin e detyrimeve te mbetura debitore, ne te cilat u shnderrua portofoli kredidhenes i ish bankave shteterore te nivelit te dyte pas transferimit ne kete institucion, e ka me te nevojshme se cdokush tjeter mbeshtetjen e shtetit ne pergjithesi dhe ate te shtetit ligjor ne vecanti. Agjencia e Trajtimit te Kredive perben per shtetin shqiptar nje pjese te rendesishme te organizmit te tij funksional. Sic dihet, ky institucion u krijua rreth njembedhjete vjet me pare, duke u vendosur fillimisht ne ambientet e Bankes Tregtare Agrare per te trajtuar kredite e paarketuara pas falimentimit te ketij institucioni bankar me '98-en. Me vone ketu u perqendruan edhe portofoli kredidhenes i kesaj natyre, i mbetur pas privatizimit te Bankes Kombetare Tregtare dhe me vone te Bankes se Kursimeve. Po keshtu ATK-ja trajton aktualisht edhe disa kredi konsumatore ne fushen e strehimit te dhena nga INSIG sh. a. Mjafton te kujtojme se portofoli huadhenes i transferuar ne Agjencine e Trajtimit te Kredive arrinte ne shumen e mbi 360 milione dollareve dhe u perkiste afro 19 mije huamarresve te kategorive te ndryshme. Duhet shtuar gjithashtu edhe fakti qe ngjarjet e ndodhura ne jeten dhe veprimtarine e ish bankave shteterore te nivelit te dyte, si falimentimi i BTA-se ashtu dhe privatizimi i BKT-se apo BK-se, paten nje ndikim negativ ne perkeqesimin e portofolit kredidhenes te transferuar, per shkak te komoditetit, selektimit, neglizhences dhe zvarritjes te zgjedhur ne trajtimin e detyrimeve kredimarrese, duke u perqendruar kryesisht te huamarresit e rregullt te zonave urbane, te cilet nuk kerkonin shume pune e perkushtim. Kjo ishte arsyeja qe me shume se 70% e portofolit te mbetur per t'u transferuar nga bankat, i perkiste zonave rurale, te cilat kane mundesi dhe garanci te pakta per shlyerjen e detyrimeve te krijuara, ne raport me zonat urbane. Nga ana tjeter, mungese vleresimi dhe papergjegjshmeri ekstreme eshte treguar nga drejtuesit dhe specialistet e pare te ATK-se edhe gjate procesit te marrjes ne dorezim te portofolit te huave, duke mos kerkuar llogari per plotesimin e mungesave te ndryshme ne dokumentacionin e dosjeve apo pasaktesive procedurale te bankiereve ne momentin e kredidhenies. Si te mos mjaftonte kjo lloj problematike e mbartur nga veprimtaria bankare, '97-a derdhi ne keto dosje gjithe llumin e problemeve te mundshme, si ne praktiken kredidhenese te asaj periudhe, ashtu dhe ne ate te garancive financiare e kolaterale per arketimin e mevonshem te ketyre detyrimeve. Kuptohet, me shume se sa per rastet e falimentimeve e shkrumbimeve fizike te subjekteve, objekteve dhe arkivave nga flaket e '97-es, ketu fjala eshte per rastet e falsifikimeve dhe abuzimeve te ndryshme te shkaktuara nga "zjarri" i papergjegjshmerise zyrtare dhe qytetare te perfshira ne keto lloj procedurash. Nga ana tjeter, jo pak probleme ligjore ka shkaktuar edhe drejtimi inkompetent e hileqar i ATK-se deri ne fund te vitit '05, sidomos per sa i perket lenies ne harrese te rasteve te veshtira per t'u trajtuar. Ne ate periudhe nuk eshte ofruar asnje zgjidhje per me shume se 2200 hua, te cilave u mungonte dokumentacioni i procedurave kredidhenese dhe per dhjetera raste te tjera veprash penale te krijuara si rezultat i shitjes apo demtimi fizik te kolateraleve, mashtrimit ne kredi dhe shperdorimit te detyres nga bankiere te ndryshem. Gjithashtu u kalua "prapa liste", qysh ne vitet e para te krijimit te Agjencise, trajtimi i portofolit kredidhenes me objekt "mjete bujqesore", qe zinin afro 40% te portofolit te transferuar, duke ditur qe me kalimin e kohes keto mjete amortizohen dhe shumica e ketyre kredive i perkisnin BTA-se ku dhe mori jete ky institucion, etj., etj. Kesaj periudhe i takon edhe fshirja me Ligjin Nr. 9239, date 10/06/2004 e detyrimit prej gati 65 milione dollare, qe u perkiste 84 ish ndermarrjeve dhe institucioneve shteterore, pa nje analize e verifikim serioz te bilancit financiar dhe situates per cdo subjekt te vecante. Nga e nxjerrim kete konkluzion? Sigurisht nga shqyrtimi i gjendjes dhe grumbullimi i informacionit te 26 ish ndermarrjeve shteterore, detyrimi i te cilave vazhdon te trajtohet ende nga ATK-ja, dhe per te cilat jane evidentuar probleme nga me te ndryshmet si mospasqyrimi ne bilanc i detyrimit, mosnjohja e tij, kryerja e procesit te privatizimit duke e shperfillur nje detyrim te tille, ndryshimi i statusit te disa prej ketyre subjekteve pa mbartur apo likujduar kete lloj detyrimi, falimentimi apo mbyllja fare e aktivitetit si ne rastin e Minieres se Qymyrgurit Valias pa mbyllur kredine e marre, e keshtu me radhe. Me pak fjale, deri ne fund te vitit '05 eshte punuar sipas parimit, per te mos futur duart tek dosjet problematike, megjithese nuk eshte nguruar nga pushtetare dhe funksionare te larte te asaj kohe qe te ndikojne tek drejtuesit e Agjencise dhe organet e drejtesise, duke fshire apo transferuar me ligj detyrimin e te afermve dhe miqve te tyre tek njerez anonime e te falimentuar, per te humbur keshtu gjurmet e detyrimit per kredine e marre dikur tek bankat shteterore te nivelit te dyte. Percaktimi i dhjetorit '05, si afati i fundit ligjor, deri kur shtrihej veprimtaria e ATK-se, i ka stimuluar se tepermi keto veprime abuzive, pasi autoret mendjelehte mendonin se, gjithcka e bere ne kete drejtim do te varrosej ne arkiva dhe nuk do te zbardhej ndonjehere. Nga ana tjeter, nje rol jo te vogel negativ ka luajtur ketu edhe mungesa e akteve nenligjore ne zbatim te Ligjit Nr. 8894, date 14/05/2002 "Per Agjencine e Trajtimit te Kredive", duke i zevendesuar ato me disa udhezime te miratuara nga Keshilli Mbikeqyres i asaj periudhe, te cilat permbanin mjaft subjektivizma e pasaktesi ne punen organizuese e drejtuese te ketij institucioni per trajtimin e portofolit te kredive. Gjithashtu ka munguar edhe nje strategji e qarte nga Keshilli Mbikeqyres dhe Ministria e Financave te asaj kohe, ne menyre qe te mos liheshin pa trajtuar ne afatet e duhura ligjore huamarresit dhe dosjet problematike. Por megjithese i kishin anashkaluar te gjitha dosjet e pasigurta e "te rrezikshme" dhe punonin me kredimarresit e rregullt e te sigurt, per 8 vjet rresht, duke filluar nga '98-a, numri i huamarresve te transferuar nuk kishte rene me shume se 4 500 vete nga afro19 000 qe ishte numri gjithsej i tyre, te cilet kishin arketuar ne buxhetin e shtetit rreth 40 milione dollare. Aktualisht numri i debitoreve te Agjencise eshte me pak se 13 000 persona, gje qe do te thote se keto 3-4 vitet e fundit kane shlyer perfundimisht detyrimin rreth 2 000 debitore ne nje vlere prej afro 18 milione dollare. Sic shihet nga shifrat, mesatarisht ne 3-4 vitet e fundit eshte ruajtur, pak a shume, i njejti ritem arketimesh si ne periudhen '98-'05, kohe kur eshte trajtuar kontigjenti i debitoreve te sigurt dhe jo problematik. Por ajo qe eshte me e rendesishme te theksohet, lidhet me vleresimin qe qeveria "Berisha 1" i kushtoi ATK-se ashtu si gjithe institucioneve te tjera shteterore, per ta nxjerre nga sketerra e abuzimit dhe korrupsionit dhe per ta vendosur organizimin dhe drejtimin e punes ketu mbi baza te forta ligjore. Hapi i pare qe u hodh ne kete drejtim ishte miratimi i Ligjit Nr. 9476, date 09/02/2006, i cili nuk vendoste tavan kohor ne veprimtarine e ATK-se, pasi eksperienca e meparshme, ku per 8 vjet rresht nuk ishin mbyllur as 25% e dosjeve te transferuara, tregonte se me kete ritem Agjencia duhej te funksiononte edhe per 30 vjet te tjera. Megjithate, ndryshimet e plota ligjore u arriten te realizoheshin pas daljes se Ligjit Nr. 9731, date 10/05/2007, te cilat pervec zgjerimit te objektit te veprimtarise se ATK-se, duke e lene te hapur mundesine qe ketij institucioni t'i transferohen me ligj te vecante per trajtim edhe asete te tjera, qe nuk u perkisnin ish bankave shteterore te nivelit te dyte apo portofolit te investimeve ne banesa, te kryera nga INSIG sh.a., hodhen edhe bazen e nxjerrjes te akteve te ndryshme nenligjore per trajtimin e mbetura debitore, duke mbyllur njehere e mire "epoken" e punes ne kete institucion me udhezime te Keshillit Mbikeqyres (!?)
Sic e kam theksuar edhe here te tjera, portofoli huadhenes qe mbetet per t'u arketuar ende ne Agjencine e Trajtimit te Kredive shkon ne rreth 230 milione dollare, nje shume parash, e cila eshte me e madhe se vlera e privatizimit te te gjithe ish bankave shteterore te nivelit te dyte, duke perfshire dhe shitjen e aksioneve qe shteti shqiptar kishte ne ish Banken Italo-Shqiptare dhe Arabo-Islamike. Duke patur parasysh eksperiencen e deritanishme, ku mesatarisht per cdo vit nuk jane arketuar me shume se 5 milione dollare, per te permbyllur gjithe detyrimin e mbetur duhen vite te tera pune dhe veprimtarie te ATK-se. Natyrisht ritmet duhen shtuar, por kjo s'mund te arrihet nese nuk rritet mbeshtetja shteterore ndaj Agjencise se Trajtimit te Kredive, dhe nese ky institucion nuk vazhdon te trajtohet me, edhe ne te ardhmen, si "i njerkes". Kjo mbeshtetje, me shume se sa me ndryshime te herepashershme ligjore, mund te jepet duke e bere Agjencine subjekt aktiv te veprimit te shtetit ligjor. Ne te shkuaren kjo gje nuk eshte arritur te realizohet as teorikisht, ku eksperienca dhe problematika e Agjencise se Trajtimit te Kredive asnjehere nuk eshte shfrytezuar si argument i ndryshimeve te ndryshme ligjore ne fushen e bankes, financave, te te drejtes civile e penale, te sherbimit permbarimor e keshtu me radhe. Mjafton te kujtojme se kohet e fundit kane ndodhur disa ndryshime te rendesishme ne Kodin e Procedures Civile lidhur me ekzekutimin e detyrueshem, duke u mbeshtetur kryesisht tek eksperienca e bankave private te nivelit te dyte. ATK-ja ka ngjashmeri me veprimtarine bankare per sa i perket ketij kapitulli, por ajo ka nje kuader tjeter ligjor nga i cili udhehiqet ne veprimtarine e saj, sikunder ka dhe mjaft probleme te vecanta, qe nuk ekzistojne sot ne veprimtarine bankare, lidhur me garancite kolaterale dhe garancite e tjera ne procesin e kredidhenies. Ne kete kuptim, pjesa me e madhe e portofolit te ATK-se eshte e pambuluar me garanci kolaterale ose eshte e siguruar me kolaterale qe nuk kane treg shitjeje. Mjafton te kujtojme se 85% e koleteraleve te regjistruara jane shtepi fshatrash, nje pjese e mire e te cilave te braktisura e te shkaterruara. Nga ana tjeter, vonesat ne trajtimin e detyrimeve debitore per huamarresit me garanci kolateralesh ne zonat urbane, pse jo dhe abuzimet e ndryshme ne kete drejtim, kane krijuar kushte qe shume nga keto kolaterale te fshihen apo tjetersohen. Gjendja eshte alarmante, ne nje kohe kur debitoret qe ofrohen vullnetarisht per te shlyer detyrimin po shkon drejt zeros. Edhe ata qe bejne kerkesa per shlyerje "vullnetare" te detyrimit jane shternguar me pare nga permbarimi ose nga nevoja per te cliruar prej pengut dhe hipotekes prona te vendosura si garanci per banken. Ne keto kushte, permbushja deri ne fund e misionit te Agjencise eshte mjaft e veshtire te realizohet pa nje mbeshtetje te fuqishme te shtetit ne pergjithesi dhe shtetit ligjor ne vecanti. Ligji e ka percaktuar sakte rrethin e institucioneve bashkepunuese, ku me i rendesishem eshte sherbimi permbarimor, lidhur me arketimin e detyrimeve te mbetura debitore, por konkretizimi ne praktike i ketij bashkepunimi le shume per te deshiruar. C'mund te presesh nga nje permbarues, i cili kerkeses per bashkepunim i pergjigjet me shprehjen: "akoma s'eshte mbyllur ATK-ja?!" Po keshtu si mundet te jete i frytshem ky bashkepunim, kur nje permbarues tjeter bllokon gjithe punen dhe nuk denjon te prese ne zyre perfaqesuesin e ATK-se, per arsye se familjare te tij jane derguar per ekzekutim te detyrueshem. Problemet ne kete drejtim jane nga me te ndryshmet, te cilat fillojne me "hilet e zanatit" e perfundojne tek refuzimi i hapur per te mos bashkepunuar, duke u krijuar keshtu mundesi nje numri te caktuar debitoresh t'i shmangen ende shlyerjes se detyrimit qe kane ndaj shtetit, lidhur me kredine e marre ketu e 12-13 vite te shkuara. Kjo eshte arsyeja qe pjesa me e madhe e debitoreve ne qytetet e Lushnjes, Durresit, Elbasanit, Pogradecit, Fierit, Vlores, Lezhes, Shkodres, Sarandes, Gjirokastres, etj., nuk jane trajtuar nga permbarimi edhe pse kane mundesi financiare dhe kolaterale te vlefshme, duke e bazuar "planin" e bashkepunimit qe kane ne kete drejtim tek rrethinat dhe fshatrat e larget te ketyre rretheve. Faktet tregojne se, atje ku sherbimi permbarimor eshte i perkushtuar dhe i motivuar, rezultatet nuk mungojne. Por shpesh, shume ceshtje qe Permbarimi i ve ne rrugen e zgjidhjes, nderhyn gjykata dhe i bllokon, mjafton qe debitori te beje nje kerkese padi cfaredo. Dihet pastaj, se sa kohe do nje gjyq qe te perfundoje, duke pershkuar te gjithe shkallet e gjyqesorit. Deri me sot te gjitha gjyqet e kesaj natyre i kane fituar debitoret dhe asnje shteti. Rasti me skandaloz ishte ai i diteve te fundit, ku nje gjyqtar i papergjegjshem i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan bllokoi ankandin e shitjes se nje prone te sekuestruar, pa asnje motiv ligjor. Natyrisht une, ketu, nuk e kam fjalen qe te shkelen te drejtat e njeriut, por te respektohen edhe te drejtat e shtetit. Logjikisht ne nje perplasje midis shtetit dhe individit, asnjehere shteti nuk kerkon te marre prej individit ate qe nuk i takon. Perkundrazi, e kunderta eshte e vertete, por kjo e vertete, me sa duket, pak rendesi ka per pushtetin gjyqesor ne Shqiperi. Gjithashtu jo pak detyrime ndaj ATK-se kane edhe nje sere institucionesh te tjera si zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, organet e pushtetit vendor, zyrat e ALUIZNI-t, organet tatimore e doganore, etj. Pa u zgjatur me tej me faktime dhe pershkrime ankesash, ajo qe duhet te nenvizuar e kuptuar mire lidhet me kerkesen per nje vemendje me te madhe te shtetit dhe institucioneve te tij per zbatimin me fanatizem te ligjit, i cili i kontribuon permbushjes me sukses te misionit te Agjencise se Trajtimit te Kredive. Debitoret e keqij te ATK-se nuk duhet te "privilegjohen" asnje milimeter me shume se sa cdo subjekt apo qytetar i parregullt qe nuk paguan taksat, konsumin e energjise elektrike, shpenzimet telefonike e cdo detyrim tjeter ndaj shtetit apo subjekteve te ndryshme publike e private. Ne menyre te vecante kjo kerkese shtrohet per ata debitore qe kane biznese te fuqishme, makina te shtrenjta, vila luksoze e pasuri te tjera ne emrin e tyre apo familjareve dhe i shmangen me lloj-lloj formash shlyerjes se detyrimit ndaj Agjencise se Trajtimit te Kredive. Filozofia e shprehjes popullore, "shteti e kap lepurin me qerre", duhet te behet sa me shpejt moto veprimi ne punen mbeshtetese te mjaft institucioneve shteterore per te ndikuar ne ndryshimin e situates lidhur me arketimin e detyrimeve debitore qe shtetas dhe subjekte te ndryshme private apo publike kane ndaj ATK-se. Shteti shqiptar nuk eshte kaq i pasur sa te mos i interesoje arketimi i afro 230 milione dollareve qe ndodhen sot ne duart e debitoreve te keqij te Agjencise se Trajtimit te Kredive, por nga ana tjeter nuk eshte kaq leshko sa ta bien verdalle disa matrapaze, mashtrues e te papergjegjshem, qe gjithnje interesohen vetem per te drejtat dhe jo per detyrimet e tyre. Nga ana tjeter, duhet goditur shembulli i keq, ne menyre qe ai te mos sherbeje si nje eksperience negative per te tjeret. Kjo fryme e re trajtimi institucional, pervec prononcimeve te drejtuesve te larte shteteror ne takime apo dalje te ndryshme publike, kerkon edhe masa detyruese, ku cdo qytetari apo subjekti te caktuar gjate aplikimeve per plotesimin e kerkesave te ndryshme ne institucionet publike, pervec dokumenteve te tjera, t'u kerkohet edhe nje vertetim nga Agjencia e Trajtimit te Kredive. Si perfundim mund te themi se, ne rastin e ATK-se, institucionet e ndryshme te shtetit ligjor kane nje sfide te madhe per te perballuar, e cila eshte plotesisht e realizueshme po qe se tregohet vleresim dhe perkushtim i duhur ne punen e gjithsecilit.
* Drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Trajtimit te Kredive