Meta-socialisteve: Vetem ne parlament behet opozita efektive
Ministri i Jashtem, Ilir Meta, i beri serish dje thirrje Partise Socialiste, qe te rikthehet ne Kuvend dhe ne komisionet parlamentare. Numri dy i qeverise, tha dje opozita duhet ti rikthehet aktivitetit parlamentar per te qene funksionale. " Vetem duke u bashkuar ne parlament dhe duke realizuar nje opozite efektive, Partia Socialiste mund te kontribuoje per afirmimin e vetvetes", tha Meta. Sipas tij, bojkoti eshte i pavend gjithnje e me shume. Ne menyre te vecante, pas vleresimit qe ka vene ne levizje te gjitha institucionet nderkombetare per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Ndaj sipas Metes, PS duhet te rikthehet ne Kuvend dhe te marre pjese ne menyre aktive ne te gjitha strukturat parlamentare. Bojkoti i vazhdueshem i deputeteve socialiste, sipas kreut te diplomacise, ne emer te votes se lire, eshte i pa nevojshem ne nje kohe kur zgjedhjet parlamentare, u vleresuan si me te mirat te zhvilluara ndonjehere. Prej kohesh, maxhoranca po i ben thirrje te vazhdueshme opozites, qe te mos vijoje me me bojkotin ndaj parlamentit. Por pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme te perfaqesuesve te maxhorances, deputetet socialiste, vijojne bojkotin ndaj te gjitha aktiviteteve parlamentare. Se fundmi edhe ndaj zhvillimit te zgjedhjeve te pjesshme vendore, qe do te mbahen ne 15 nentor.