E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision per Regjistrimin e banesave dhe popullsise

Tashme regjistrimi i popullsise dhe banesave, do te jete nje realitet i prekshem. Qeveria ka marre vendimin, i cili krijon edhe nje Komision te posacem Qendror per Regjistrimin e Pergjithshem te popullsise dhe te banesave. Sipas vendimit te djeshem, Komisioni Qendror i Regjistrimit do te drejtohet nga zv/kryeministri Genc Pollo dhe ne perberje te tij do te jene te gjithe ministrat dhe nje numer tjeter anetaresh. Sipas vendimit, perfaqesuesit e botes akademike, qe do te bejne pjese ne kete komision perzgjidhen ne menyre te drejtperdrejte nga radhet e personelit te brendshem te trupit akademik te universiteteve shqiptare. Ky komisionin, pritet te mblidhet cdo muaj. Mbledhjet e tij kryesohen nga kryetari i komisionit qe eshte edhe zv/kryeministri Pollo dhe ne mungese te tij, nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Instituti i Statistikes do te ngarkohet ne kete komision me detyren e sekretariatit te komisionit dhe ka detyren e njoftimit te zv/kryeministrit per mbledhjen e radhes, mbajtjen e procesverbalit te mbledhjes dhe pergatitjen e dokumentacionit baze te mbledhjes. Masa e shperblimit te anetareve te ketij komisioni, per te gjithe periudhen funksionimit te komisionit, eshte 50.000 (pesedhjete mije) leke. Menyra e pageses, te percaktohet me udhezim te vecante te Komisionit Qendror te Regjistrimit.

Perberja e komisionit te regjistrimit

1. Zvendeskryeministri

2. Ministri i Financave

3. Ministri i Brendshem,

4. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes,

5. Ministri i Integrimit,

6. Ministri i Puneve te Jashtme;

7. Ministri i Drejtesise, Ministri i Mbrojtjes,

8. Ministri i Arsimit dhe Shkences

9. Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe

10. Shanseve te Barabarta Ministri i Puneve, Publike, Transportit dhe

11. Telekomunikacionit,

12. Ministri i Shendetesise,

13. Drejtori i Pergjithshem i Institutit te Statistikave

14. Drejtori i Pergjithshem i ALUIZN-it,

15. Drejtori i Drejtorise se Statistikave Sociale, ne INSTAT

16. Kryeregjistruesi i Pasurive te Paluajtshme

17. Republikes se Shqiperise

18. Drejtori i Pergjithshem i Institutit te Sigurimeve

19. Shoqerore,

20. Dekani i Fakultetit Ekonomik, ne UT,

21. Tre specialiste nga bota akademike, ne fushat e gjeografise, te informatikes dhe demografise

22. Drejtori i Departamentit te Strategjive dhe

23. Koordinimit te Ndihmes se Huaj, ne Kryeministri,


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›