E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision për ankesat për prokurimet publike

Në bazë të ndryshimeve të ligjit, dispozitat e prokurimit publik do të zbatohen edhe për kontrata publike për operatorët që veprojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare.

Ndër çështjet më të diskutuara ishte përbërja e komisonit të shqyrtimit të ankesave, ku sipas APP kusht për 5 anëtarët e komisionit duhet të ishte profesioni jurist dhe një eksperiencë pune prej 5 vjetësh në këtë sektor. Por, anëtarët e deputetët e Komisionit të Ekonomisë e rrëzuan këtë pikë duke propozuar Kuvendit përbërje të re të komisionit.

Deputetët do të propozojnë në Kuvend përbërjen e këtij komisioni prej 5 anëtarësh, ku për vetëm tre prej tyre do të vendoset kusht profesioni jurist, ndërsa dy të tjerë mund të jenë ekonomistë apo inxhinierë. Deri tani procesi i ankimimit është kryer nga Drejtoria e Ankesave dhe Çëshjteve Ligjore për Prokurimet, në Agjencinë e Prokurimit Publik.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›