E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, PE miraton vendimin për Shqipërinë

Me 51 vota pro dhe 8 kundër, Komiteti i Jashtëm vlerësoi se raporti i Tanja Fajon duhet të miratohet në seancë plenare.

Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se "i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Evropian në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.

"Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjës që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së", shtoi ajo. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky proces tashmë është bërë zyrtar, pasi duhet që të vendosë Komisioni Evropian, në mënyrë që këto dy vende të përfshihen në këtë proces.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›