E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shembja e hotelit, shoqërohen 5 persona

Kështu, janë shoqëruar edhe dy pjesëtarë të stafit si dhe dy inxhinierë, për të dhënë shpjegime për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë, sipas informacioneve më të fundit, shkak i shembjes së murit ndarës midis dhomave të katit të dytë të hotelit, është bërë shpërthimi i një bolieri dushi.

Burimet saktësojnë se bolieri nuk kishte patur ujë në momentin e shpërthimit. Ndërkohë, e plagosur pak më rëndë ka mbetur një 18-vjeçare nga Gjilani, e cila ka pësuar fraktura të rënda, ndërsa të gjithë nxënësit e tjerë kanë vetëm lëndime të lehta. Sipas njërit prej mësueve që shoqëronin nxënësit, shpërthimi u dëgjua në mëngjes.

Durrës, shembet hoteli, plagosen 5 nxënës nga Kosova

Durrës –(08:52) - Të paktën pesë nxëmës nga Kosova kanë mbetur të plagosur sot në orët e para të mëngjesit në Golem të Durrësit. Shkak është bërë shembja e një pjese të hotelit, në të cilën ata po flinin që prej së dielës. Sipas informacioneve më të fundit, është shembur ballkoni dhe muri mbajtës i dy dhomave të hotelit katërkatësh. Ende nuk dihen shkaqet e shembjes së hotelit, që ndodhi rreth orës 06 e 45 minuta.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet. Nxënësit nga Kosova janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar ku po marrin ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar lëndime të lehta. Në këtë hotel, po qëndrojnë rreth 60 nxënës nga Gjilani, të cilët kanë ardhur për të vizituar Durrësin.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›