Korrupsioni, pranga zyrtarit të burgjeve
Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi Artur Brahaj, duke ushtruar detyrën si Përgjegjës i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve i ka marrë një shtetasi 100 mijë lekë, kundrejt lëvrimit të një fondi për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor për largimin e padrejtë nga puna. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme.