E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", gjyqtaret konflikt interesi

Grupi parlamentar i Partise Demokratike kerkoi pak dite me pare qe gjyqtaret, ne vend te shmangnin konfliktin e interesit. Ne nje konference per shtyp, zedhenesi i ketij grupi, njekohesisht ish-minister i Drejtesise, Aldo Bumci duke iu referuar rezolutes se Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut te Keshillit te Evropes, deklaroi se njerezit e sistemit te drejtesise, duhet te jene figura me integritet dhe te paanshem. Sipas Bumcit, duke qene se Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka firmosur dhe pranuar kete rezolute, ajo nuk duhet te lejoje qe gjyqtare te caktuar, te gjykojne ceshtje me te cilat kane konflikt interesi. Ne konferencen e tij, Bumci theksoi faktin se Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ka miratuar 10 parime baze mbi te cilat duhet te bazohet sjellja e gjyqtarit, nder te cilat vecoi parimin e paanshmerise te gjyqtareve dhe te integritetit te tyre moral. Ne kete kuader Bumci u kerkoi gjyqtareve te mos e shkelnin kete rezolute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›