Kutite e fundit ambasadori amerikan viziton papritur seline e PS-se
Ndërsa në kryeqytet po numërohen edhe kutitë e fundit, lidhur me zgjedhjet e 8 Majit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar në mënyrë të beftë një vizitë në selinë e Partisë Socialiste.
Siç raporton gazetari i “ABC Neës” nga vendngjarja, përfaqësuesi i lartë amerikan ndenji për rreth 20-30 minuta në selinë rozë dhe aty ka zhvilluar një takim me liderin e saj, Edi Rama.
Por nuk dha asnjë mesazh për median.
Megjithëse mendohet se Arvizu mund t’i ketë bërë thirrje Ramës për qetësi, pas mbledhjes së shumë njerëzve pranë qendrave të numërimit të votave, me pretekstin e “mbrojtjes së votës”.