Vijon gara për Tiranën, Basha kryeson me 273 vota

Duket se nuk kanë të sosur surprizat në garën për bashkinë e kryeqytetit. Edhe pse numërimi i kutive të votimit vijon me ritme të ngadalta rezultatet më të fundit në 4 KZAZ-të e Tiranës tregojnë se kandidati i mazhorancës Lulzim Basha kryeson me një diferencë prej 273 votash ndaj rivalit të tij socialist.
Sipas të dhënave më të fundit nga gazetarët e "Ora News", kandidati i "aleancës për qytetarin" Lulzim Basha ka marrë 114837 vota ndërsa kandidati i "aleancës për të ardhmen" Edi Rama ka marrë 114564 vota.
Ndërkohë pas përfundumit të procesit të numërimit të votave në njësinë bashkiake 11 në Laprakë ku kryesonte kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, vijon numërimi në njësitë 5, 8 dhe 9.