Basha Po fitoj e jam i vendosur te pres numerimin e cdo vote
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një deklarate për shtyp është shprehur se edhe pse ai është në avantazh në garën për bashkinë e kryeqytetit, sërish do të presë rezultatin e drejtë dhe transparent të procesit.
“Trysnia që vjen nga kjo garë e ngushtë nuk duhet të ndërhyjë në numërimin e çdo vote, unë kam rimarrë kryesimin e garës, megjithatë kjo nuk ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë të çdo vote”, tha Basha.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka falënderuar komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit të cilët, sipas tij, kanë kryer një punë transparente e të palodhur.
“Dua të falënderoj komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për punën e palodhur, e cila ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
Duhet të krenohemi me punën e tyre, një punë e cila vazhdon të sigurojë një proces transparent”, tha Basha.