Sërish ndizet alarmi i rrezatimit në Fukushima
Ndërtesa e gjymtuar e centralit bërthamor në Fukushima ka nisur të nxjerrë avull, siç duket nga reaktori bërthamor, lajmëroi të enjten kompania e energjisë elektrike e Tokios, TEPCO.
Deri më tani del se niveli i rrezatimit është i qëndrueshëm, ndërsa punëtorët e TEPCO-së kanë vazhduar të hedhin ujë mbi reaktorin e tretë, për ta ftohur atë.
Reaktori i tretë është dëmtuar pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011.
Mijëra njerëz ende mbesin të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, që gjendeshin pranë centralit, për arsye se niveli i rrezatimit ende mbetet i lartë.
Shumica e reaktorëve bërthamor në Japoni mbesin të fikur, për shkak të sigurisë prej se ka ndodhur katastrofa në Fukushima.