E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Zgjidhet kreu i qarkut Artur Shehu fiton me 55 vota

Megjithë debatet dhe protestat e socialistëve të Fierit, mbledhja e Këshillit të Qarkut ka nxjerrë kreun e ri, Artur Shehu.

Në mesditë, është njoftuar edhe zgjedhja e kreut të Këshillit të Qarkut, pa praninë e opozitës, vetëm me përfaqësuesit e djathtë.

Të pranishëm gjatë votimit të tij ishin vetëm këshilltarët e Aleancës për Qytetarin, ndërsa ata të Aleancës për të Ardhmen, e quajtën mbledhjen të jashtëligjshme.

Më herët, gjatë paradites, socialistët e Fierit kanë reaguar ndaj mbledhjes së Këshillit të Qarkut Fier, madje edhe kane bllokuar ambjentet ku do zhvillohej mbledhja.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›