E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin kontrollet për ligjin antiduhan

Duke filluar nga fillimi i kësaj jave, ndëshkimi për ata që nuk respektojnë ligjin, për ndalimin e duhanit në ambiente publike do të jetë më i madh.

Që kur ka hyrë në fuqi ligji antiduhan në Shqipëri, ai është zbatuar shumë pak për të mos thënë aspak, në lokale duhani vijon të pihet normalisht. Po ashtu edhe në ambiente të tjera publike si në shkolla apo universitete.

Për këtë arsye, në një udhër të veçantë të ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili që mban datën 2 shtator 2011 urdhërohet krijimi i një task force nga bluzat e bardha me qëllim ndërgjegjësim dhe inspektim në luftën kundër duhanit.

Kryetari i kësaj task force Roland Shuperka ka sqaruar se lokalet do ta kenë të vështirë ti shpëtojnë gjobës së vendosur në rast kundravjtje të ligjit. Gjoba këto që do nisin nga 50.000 lekë duke shtuar kamatë vonesën.
 

Teksa ligji antiduhan i miratuar kohë më parë nuk ka arritur të gjej zbatim të plotë, task forca është ngritur për këtë qëllim, për të mbushur të gjitha boshllëqet e ligjit. Ky aksion do të përbëhet nga 10 vetë, 8 specialistë të shëndetit dhe 2 juristë. Aksioni do të nis ditën e hënë, fillimisht në Tiranë dhe më pas në rrethe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›