E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri për Zgjerimin, Fule: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefa Fyle, ka shprehur edhe njëherë vlerësim për progresin e Shqipërisë. Në një intervistë për të përditshmen e BE–së, "Euroaktiv", Fyle thotë se këtë progres e tregojnë faktet se Shqipëria është tashmë vend anëtar i NATO–s dhe se ka aplikuar për të qenë vend kandidat për t’u anëtarësuar në Evropën e Bashkuar. Gjatë intervistës Fyle prek edhe situatën politike. Ai shpreh shqetësimin për mungesën e dialogut politik dhe mungesën e opozitës në parlament, duke theksuar se ky fakt bëhet pengesë edhe për reformat. Duke ia faturuar përgjegjësinë politikës, ai thotë se beson që ajo do të tregojë shumë shpejt se ka një demokraci të pjekur. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian flet edhe për zhvillimin e Shqipërisë, duke thënë se në këto 20 vjet demokraci, vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›