E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i ushtrisë greke me thirrjet raciste, Topi-Ivanov bisedë telefonike

Me kërkesë të Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti Bamir Topi zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike. Gjatë bisedës, Ivanov shprehu shqetësimin për situatën e krijuar nga sjellja e disa ushtarëve grekë ditët e fundit ndaj vendeve fqinje. Presidenti Topi i bëri të ditur homologut të tij se e konsideron si një ngjarje të izoluar, e cila nuk prek kurrsesi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe e konsideron atë si një çështje të tejkaluar, i bindur se marrëdhëniet mes vendeve tona po zhvillohen gjithnjë e më mirë në funksion të interesave të përbashkëta. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi ndjesën e autoriteteve greke për ngjarjen duke ndarë sjelljen e disa individëve nga sjellja institucionale. Ai vlerësoi se marrëdhëniet në rajonin ballkanik nuk duhet të influencohen nga ngjarje të izoluara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›