E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri per zgjerimin e BE-se Fule viziton neser Shqiperine

Komisioneri per Zgjerimin e BE-se Stefan Fule pritet te vizitoje neser Shqiperine. Fule gjate vizites pritet te marre pjese ne seminarin konsultativ te organizuar nga Komisioni Europian dhe ministria e Integrimit lidhur me planin e veprimit qe institucionet shqiptare per 12 rekomandimet e opinionit te KE-se.

Ne kete seminar qe ka nisur sot ka qene i pranishem Stefano Saninno zv.drejtor i pergjithshem prane Drejtorise se Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Europian. Pas raportimeve te detajuara te grupeve te punes per fushat specifike ne kuader te 12 rekomandimeve te KE-se neser pala evropiane perfshire komisionarin Fule dhe ajo shqiptare do te dalin ne nje konference te perbashket per mediat.

Fule ndodhet sot ne nje vizite zyrtare ne Serbi ku do te takohet me lideret politik atje si dhe do te mbaje nje fjalim gjate seances se parlamentit serb.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›