E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri Fule viziton nesër Tiranën

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule do të zhvillojë një vizitë nesër në Tiranë.
 

Lajmi konfirmohet nga zyra e BE-së në Tiranë e cila thekson se eurokomisioneri Fule do të marrë pjesë në tryezën e integrimit dhe më pas do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Zyrtari i lartë evropian do të marrë pjesë në tryezën për të diskutuar me partitë politike në vend mbi përmbushjen e 12 kushteve që Bashkimi Europian kërkon të plotësohen nga Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›