E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e partive pa asnjë rezultat

Partitë politike nuk arritën që në tryezën e sotme të miratonin një marrëveshje për zgjedhjet e 8 majit, të propozuar nga Partia Demokratike.
 

Mazhoranca nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e bëra nga opozita duke theksuar se kjo tryezë është mbledhur për çështjet që i takon zgjedhjeve të 8 majit dhe jo të kaluarës.
 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka vendosur për ditën e nesërme që të nënshkruhet draft-marrëveshja, për t`u lënë kohë palëve për t`u menduar.
 

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga homologu i tij i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka theksuar se nëse nuk bihet dakord për propozimet e partisë së tij, është e kotë që të zhvillohet një takim ditën e nesërme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›