E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR nis zyrtarisht misionin e vezhgimit per 8 majin

OSBE/ODIHR ka hapur sot zyrtarisht misionin e vezhgimit dhe monitorimit te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Procesi i vezhgimi do te udhehiqet nga 15 eksperte nderkombetare te cilet do te qendrojne ne Tirane dhe 24 vezhgues me kohe te gjate te cilet do te levizin ne te gjithe territorin e Shqiperise.

OSBE/ODIHR gjithashtu do te kerkoje 400 vezhgues te tjere afatshkurter te cilet do te monitorojne diten e votimit dhe procesin e numerimit te votave. Misioni i OSBE/ODIHR-it do te udhehiqet nga Jonathan Stonestreet.

Misioni i vezhguesve eshte prezantuar sot para mediave ne Tirane. Stonestreet gjate konferences per shtyp ka folur mbi punen qe misioni do te zhvilloje ne lidhje me monitorimin e procesit zgjedhor. Perfaqesues te misionit tha ai do te zhvillojne takime me perfaqesues te pushtetit vendor e qendror. Elementi kryesor i punes sone eshte paanshmeria tha kreu i misionit duke shtuar se ne nuk kemi asnje preference per grupime politike te caktuara por jemi te interesuar per rezultate te bazuara ne nje proces te ndershem tha ai.

Ky mision do te vleresoje zgjedhjet lokale bashke me angazhimin e OSBE-se. Vezhguesit do te ndjekin fushaten elektorale punen e administrimit te zgjedhjeve zbatimin e ligjit zgjedhor dhe sjelljen e mediave. Vezhguesit afatshkurter do te monitorojne hapjen e qendrave te votimit procesin e votimit numerimin e votave dhe tabelat e rezultateve.

Ne perfundim te zgjedhjeve ODIHR-it do te prezantoje nje raport paraprak ne nje konference per shtyp. Ndersa raporti final do te publikohet tete jave pas perfundimit te procesit zgjedhor.

Misioni i vezhgimit i OSBE/ODIHR-it nuk duhet ngaterruar me Prezencen e OSBE-se ne Tirane pasi jane dy gjera te ndryshme qe kane mandate te vecanta.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›