Komisionerja e BE vjen në Prishtinë

Prishtinë, 19 shkurt, NOA Komisionerja e
Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme, Katerina Ashton, do të mbërrijë
sot për herë të parë për një vizitë zyrtare në Kosove si pjesë e turit të
saj në Ballkanin Perëndimor. Bëhet me dijeni se gjatë qëndrimit të saj në këtë
vend, ajo do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e misionit evropian
EULEX, të Zyrës Civile Ndërkombëtare, me përfaqësues të Komisionit
Evropian si edhe me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi.
Gjatë qëndrimit të djeshëm në Bosnjë-Hercegovinë, ajo bëri me dijeni faktin se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në rrugën e tyre për një afrim të mëtejshëm.
E ardhmja e Bosnjës multi-etnike është në BE, - tha ajo pas takimit me kryeministrin Nikola Spiric.
Ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd, ajo paralajmëroi një bashkëpunim më të mirë me Gjykatën e Hagës për krime lufte.
n.e/NOA