SHBA borxh Kinës, plot 800 miliardë USD

Uashington, 19 Shkurt NOA Mund të konsiderohet shteti më i fuqishëm në botë, por ndryshe nga pamja dhe nga fantazitë pa fund të Hollivudit, SHBA është mesa duket dhe borxhli më i madh në botë.
Plot 800 miliardë dollarë arrin borxhi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë Kinës, raportoi në numrin e saj të fundit, e përditshmja britanike The Guardian.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina aktualisht ndodhen brenda një përqafimi të çuditshëm ekonomik, marrë parasysh faktin se borxhi i SHBA ndaj shtetit me popullsi më të madhe në botë, shkon në 800 miliardë dollarë, raporton gazeta londineze The Guardian.
Ajo konstaton se Kina është bërë një faktor i rëndësishëm ekonomik në rrafshin global. Dhe shton: Kina fitimin e saj nga prodhimet e lira që i plason nëpër tregjet e huaja e shfrytëzon për blerjen e letrave me vlerë, në shumë shtete të zhvilluara botërore. Prioritet, natyrisht, kanë letrat shtetërore amerikane me vlerë.
Ndërsa më tej, gazeta vlerëson se Kina tani
qëndron e ulur mbi një grumbull të tërë letrash me vlerë, një gjë kjo
shqetësuese, duke marrë parasysh deficitin e madh amerikan.
Nga ana tjetër, Kina nuk mund të lirohet brenda natës nga letrat e saj me vlerë,
meqenëse kjo gjë do ta lëkundte seriozisht stabilitetin e dollarit amerikan,
gjë që, veç tjerash, do ti shkaktonte dëm të madh edhe vetë ekonomisë kineze,
- shkruan gjithashtu The Guardian.
Ndërsa në përfundim të raportit analizë, e përditshmja angleze The Guardian shkruan qartazi: Nëse një banke i keni borxh 100 dollarë, ky është problemi juaj, por nëse i keni borxh 100 milionë euro, atëherë ky tashmë bëhet edhe problem i saj. Ndërsa SHBA i kanë borxh Kinës, plot 800 miliardë dollarë.
e.r/NOA