Zhvillohet takimi Obama Dalai Lama

Uashington, 18 Shkurt NOA Update - Presidenti amerikan, Barak Obama, u takua sot me liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama.
Lideri budist, Dalai Lama, tha se me presidentin Obama bisedoi për paqe dhe
harmoninë fetare: Me presidentin Obama fola për promovimin e vlerave njerëzore, me qëllim të
sjelljes së paqes në botë, për të mirën e familjes paqësore, individit paqësor,
tha Dalai Lama, pas takimit me zotin Obama.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Obama e ka paraqitur
mbështetjen e fuqishme për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe
gjuhësor të Tibetit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët
në Republikën Popullore të Kinës.
Presidenti Obama e ka përshëndetur përkushtimin e Dalai Lamës për jodhunë dhe
ka kërkuar dialog të drejtpërdrejtë me Kinën lidhur me Tibetin, citon radio
Evropa e Lirë.
Kina e ka kundërshtuar takimin e zotit Obama me liderin shpirtëror të Tibetit,
Dalai Lama, të cilin Pekini e konsideron separatist.