Komisionerja e Ukraines per te drejtat e njeriut Timoshenko ka shenja dhune ne trup

Komisionerja e Ukraines per te drejtat e njeriut thote se gjate nje inspektimi personal ka gjetur se ish-kryeministrja Yulia Tymosheko e burgosur ka shenja te nxira ne trupin e saj.
Nina Karpachyova njoftoi rezultatet sot nje dite pasi nje avokat i znj Timoshenko tha se rojet e burgut e kishin rrahur ndersa po e dergonin ne nje spital javen e kaluar.
Ai gjithashtu tha zonja Tymoshenko qe nga ajo kohe eshte ne greve.
Prokuroret kane pranuar se ajo u dergua ne spital kunder vullnetit te saj por mohojne akuzat se ishte rrahur. Ajo kishte refuzuar per te shkuar ne spital vullnetarisht sepse nuk ka besim tek mjeket e qeverise.
Zonja Tymoshenko eshte ankuar per dhimbje te renda ne kurriz dhe ka kerkuar trajtim mjekesor nen mbikqyrje nga mjeke te huaj.
Kryetarja e opozites u denua me 7 vjet burg vitin e kaluar nen akuzat per shperdorim te detyres ne nje marreveshje te gazit me Rusine me 2009. Ajo tani eshte ne gjyq me akuzat per shmangia taksash dhe pot e gjendet fajtore mund te denohet me 12 vjet burgim.
Ajo mohon akuzat dhe thote se ato jane pjese e nje fushate te Kryeministrit aktual Viktor Yanukovych per te larguar nga skena rivalen e tij me te forte politik.