Trupat shtese te KFOR-it fillojne vendosjen ne Kosove

NATO-ja filloi sot vendosjen e trupave shtese te saj ne Kosove ne prag te zgjedhjeve serbe. Sot kane arritur ne Kosove rreth 250 paqeruajtes nga Gjermania ndersa deri te henen pritet qe te arrijne edhe pjesa tjeter e 700 trupave qe do ti shtohen KFOR-it ne Kosove.
Nga ta rreth 550 ushtare jane nga Gjermania ndersa 150 te tjere nga Austria.
Nje zedhenes i forcave te NATO-s tha se shtimi i tensioneve ka bere qe kjo aleance te vendose forca shtese ne Kosove pak dite para zgjedhjeve serbe.
Serbia do te mbaje me 6 maj zgjedhjet presidenciale parlamentare e lokale dhe fillimisht ishte thene se ato do te mbahen edhe ne zonat e banuara me shumice serbe ne Kosove.
Beogradi ka vendosur te heq dore nga zgjedhjet lokale per shkak te kundershtimit te autoriteteve nderkombetare por nje pjese e perfaqesuesve serbe ne veriun e Kosoves ngulin kembe se do te mbajne zgjedhje te tilla ne dy komuna veriore.
Derisa autoritetet ne Beograd thone se ky vendim nenkupton respektim te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara opozita serbe akuzon qeverine se ne kete menyre po e njeh pavaresine e Kosoves.
Autoritetet vendase ne Kosove thane se kane hartuar plan te posacem per pengimin e zgjedhjeve lokale ndersa ende jane ne pritje te nje pergjigjeje nga Organizata per Siguri e Bashkepunim ne Evrope lidhur me sic eshte thene lehtesimin e pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhjet e pergjithshme te Serbise nje mundesi qe atyre u garantohet me shtetesine e dyfishte.