E Martë, 3 Nëntor 2026

Komisionet i rikthehen punës, Alibeaj: Marrëveshja PS-Rithemelim sakrifikoi Reformën Zgjedhore

Kthimin në normalitet të punës së komisioneve dhe opozitës si pjesë e tyre, për Sekretarin e Përgjithshëm të PD Enkelejd Alibeaj pati një kosto të madhe që është ajo e dështimit të reformës zgjedhore.

Duke përshëndetur kthimin e opozitës dhe lejimin e punës normale në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se me arritjen e marrëveshjes okulte PS-Rithemelimi, opozita humbi të drejtën e vetos në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe se tashmë qeveria është e lirë të bëjë çfarë të dojë me të.

“Tashmë që beteja e rreme në Parlament mori fund dhe që normaliteti u rikthye për të cilin marrë shkas dhe ta përshëndes, sepse një parlament normal është në dobi të qytetarëve, çdokush me të drejtë kërkon të dijë se çfarë u fitua në këto 5 muaj beteje të rreme. E sakrifikuara e madhe është reforma zgjedhore. Siç edhe në media është thënë, ndoshta dhe me krenari nga përfaqësuesit e mazhorancës, arritja e parë e hidhur më e madhe e kësaj marrëveshje hipokrite, e kësaj beteje të rreme është pikërisht, sakrifikimi i reformës zgjedhore. E në fakt për opozitën ka një kosto të madhe. Fakti është që opozita ka humbur atë që ka qenë garancia më e madhe e saj, e drejta e vetos për t’i vendos një kufizim mazhorancës që mos të kalojë ligje të rëndësishme, e sidomos reformën zgjedhore në mënyrë të njëanshme duke peshkuar vota apo elektrone të lirë nga opozitare tashmë që interesat individuale, pragmatiste të deputetëve janë më të shfaqura se kurrë”, tha Alibeaj.

Për Alibeajn qytetarëve iu mohua e drejta për të ndryshuar “pazarin e bërë me reformën zgjedhore në 2008”.

“Së pari, iu mohua ndryshimi i pazarit famëkeq të 2008-ës Rama-Berisha. Partia socialiste arriti të ruajë edhe me ndihmën e të tjerëve, të konservojë edhe një herë sistemin zgjedhor famëkeq që e ndan Shqipërinë në domen kryetar partish si në 2008-ën. Së dyti, sot që flasim, e sakrifikuara e madhe është vota e diasporës. I sakrifikuar është në fakt vendimi i gjykatës Kushtetuese që prej kohësh në fakt kërkonte që vota e diasporës të bëhej efektive”, tha Alibeaj.

Ditën e sotme (18 mars) Komisionet në Kuvend i janë rikthyer punë dhe normalitetit pas marrëveshjes së arritur mes PS dhe Rithemelimit, ku opozita braktisi skenarët e zhurmës, duke lejuar zhvillimin normal të punimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›