Kulluri: Rama-Berisha, të njëjtën retorikë ndaj SPAK. Ja katër pikat që goditi marrëveshja!

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit” se kryeministri Rama dhe Sali Berisha janë bërë sot bashkë për të goditur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke mos i hapur rrugë dy vendimeve të saj për listat e hapura dhe votimin e diasporës.
Siapas Kullurit, me këtë marrëveshje janë goditur interesat e shqiptarëve dhe propozimet e ardhura nga Partia Demokratike.
“Nuk ka dakordësi për lista të hapura, për një zonë zgjedhore, vota e emigrantëve dhe votimin elektronik. Por përveç këtyre që janë propozimet e PD-së, z.Bardhi , z.Berisha, z. Bylykbashi po kontribuojnë negativisht dhe goditën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë debat për një të djathtë të vërtetë që e bazohen në thelbin e saj tek liria e zgjedhjes” u shpreh Kulluri.
Duke analizuar situatën politike dhe marrëveshjen e mazhorancës dhe Rithemelimit, Kulluri theksoi se, “më shqetësuesja nuk është faktorizimi që i bënë Sali Berishës, por kjo përkon dhe me një qëndrim dhe retorik të ashpër, të pazakonta deri para një muaj të kryeministrit Rama me SPAK dhe BKH”.