E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Drafti 10-pikësh i negociueshëm

Sipas tij, ky draft është i negociueshëm. “Konsensusi duhet të merret seriozisht dhe ne mund të diskutojmë me mazhorancën për pikat që nuk biem dakord”, theksoi Xhafa.

 Sipas tij, drafti tashmë është depozituar në Kuvend, teksa ka kërkuar diskutimin e tij në seancën e së enjtes. Ditë më parë, kryetari i PS-së, Edi Rama, prezantoi për mediat një draft prej 10 pikash ku synohet konsensusi me mazhorancën.

“Paketa jonë është e negociueshme nëse mazhoranca ka vullnetin për tu ulur në diskutime. Ne jemi të gatshëm që për ato pika që ajo nuk bie dakort ne të futemi në diskutime për të gjetur një zgjidhje më të mirë, pasi kemi depozituar në kuvend draftin dhe do ta diksutojmë atë në senacën plenare të së enjtes mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, kryeministri Berisha një ditë më parë, theksoi se ishte i gatshëm për bashkëpunim, por shtoi se rregullorja e Parlamentit nuk mund të ndryshohej, pasi sipas tij ajo ishte në përputhje me standardet demokratike. Kjo ishte një prej pikave të kërkuara nga opozita. /Start/

                                                                                             2011-09-27 10:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›