Komisionet parlamentare shqyrtojnë nen për nen projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010.
Pas miratimit në parim, komisionet parlamentare morën sot në shqyrtim nen për nen projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010. Gjatë seancave, anëtarët e komisionit drejtuan pyetje ndaj përfaqësuesve të çdo institutcioni përkatës lidhur me sektorët që preken nga rishikimi i buxhetit.
Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Adiminstratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, ILDKP, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Populli shprehën opinionet dhe kërkesat tyre lidhur me shkurtimet e shpenzimeve të parashikuara në buxhetin për vitin 2010. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan ndryshimet në buxhetin për të gjitha këto institucione.
Po ashtu përfaqësues nga Ministria e Arsimit prezantuan në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik sektorët e këtij dikasteri që preken nga rishikimi i buxhetit për vitin 2010. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan nen për nen projektligjin për buxhetin për vitin 2010. Edhe komisioni i sigurisë miratoi nen për nen projektligjin për buxhetin, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Brendshne, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit të cilët prezantuan opinionet dhe kërkesat e tyre lidhur me rishikimin e buxhetit.
Ndërkohë, në Komisionin e Ekonomisë u shqyrtua nen për nen pjesa e buxhetit lidhur me investimet. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me investimet në infrastrukturën rrugore. Nga ana tjetër, nen për nen projektligji për buxhetin për vitin 2010 u mor në shqyrtim edhe komisioni për veprimtaritë prodhuese.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.