E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese miraton dy projektligje të rëndësishme

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori sot në shqyrtim projektligjin Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve të Marrëveshjes minerare të shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e shoqërisë GENER - 2 sh.p.k, dhe ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore, të përcaktuar në këtë marrëveshje në tokë për shfrytëzim minerar, miratuar me ligjin nr. 9847, datë 17.12.2007, si dhe projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9846, datë 17.12. 2007, Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të parcelave në ekonominë pyjore Krastë-Krujë që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për karriera nga shoqëria GENER 2 shpk.

Shoqëria Gener 2 sh.p.k ka lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës marrëveshjen e shfrytëzimit minerar. Marrëveshja parashikon zhvillimin e infrastrukturës së duhur nga zotëruesi i lejes minerare për të mundësuar investimin për ngritjen dhe vënien në funksionim të fabrikave për prodhimin e çimentos dhe të tullave të lehtësuara. Gjithashtu parashikohet një rivendosje e afateve kohore për zbatimin e investimit për shkak të vonesave të hasura nga firma dhe përcakton sipërfaqen në të cilën do të shtrihet ky investim. Ndërkohë që ndryshimet në projektligj parashikojnë edhe heqjen nga fondi pyjor dhe nga fondi i kullotave i sipërfaqes që do të shfrytëzohet.

Pas diskutimeve dhe argumentimeve pro dhe kundër të këtyre ndryshimeve, Komisioni i miratoi në tërësi të dy projektligjet e paraqitura.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›