Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot kandidaturat e propozuara për anëtarë të bordit të Institutit të Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot kandidaturat e propozuara për anëtarë të bordit të Institutit të Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri. Intituti i i studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit do të hedhë dritë mbi krimet dfhe viktimat e periudhës së diktaturës komuniste.
Deputetja Arenca Trashani relatore e shqyrtimit të kandidaturave për anëtarë të këtij instituti tha se anëtarët e bordit duhet të jenë personalitete të njohura nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile, të cilët zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë kontribut si dhe krijojnë bindje se mund të mbështesin institutin në realizimin e misionit e të detyrave të tij.
Më tej, relatorja Trashani tha se anëtarët e bordit zgjidhen për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ndërkohë që mandati i anëtarit të bordit është i papajtueshëm me funksione të larta shtetërore, kushtetuese, politike, administrative si dhe me anëtarësinë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në vijim, ajo tha se komisioni duhet të bëjë verifikimin e përputhshmërisë ligjore të këtyre kandidaturave për dy arsye ligjore lidhur me subjektet propozuese dhe plotësimin e kërkesave. Trashani shtoi se në adresën e Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur një listë kërkesash nga shoqata, nga instituti i të Përndjekurve si dhe Konferenca e Rektorateve.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, komisioni i ligjeve shqyrtoi dhe miratoi aktin normativ nr 3, date 8.7.2010 i Këshillit te Ministrave "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 22.11.2006 Për prokurimin publik", i ndryshuar".
Ky akt normativ synon qartësimi në mënyrë përfundimtare të kompetencave funksionale të operatorëve administrativë në fushën e prokurimit publik. Konkretisht, ky akt normativ synon të vendosë në vijë të qartë demarkacioni midis dy institucioneve kryesore që veprojnë tashmë në këtë fushë në lidhje me funksionin e hetimit dhe monitorimit të procedurave prokuruese individuale dhe zgjidhjes së ankesave të operatorëve ekonomikë.
Pasi u njohën me përmbajtjen e këtij akti normativ, anëtarët e komisionit shprehën opinionet dhe pikëpamjet e tyre lidhur me qëllimin e këtij akti dhe më pas e miratuan atë.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.