E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat nis shqyrtimin nen për nen të projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 Për buxhetin e vitit 2010.

Komisioni për Ekonominë filloi sot nga puna për shqyrtimin nen për nen të ndryshimeve në buxhet.

Anëtarët e Komisionit bënë pyetje dhe diskutuan në lidhje me shkurtimin e shpenzimeve, kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur sektorët që do të pësojnë shkurtime të shpenzimeve, parashikimet për nivelin e të ardhurave për 6-mujorin e dytë, për nivelin e borxhit, etj.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, të pranishëm në mbledhje, sqaruan se përpara vendosjes së shkurtimit të shpenzimeve janë marrë në shqyrtim mundësitë e kursimeve për çdo zë të buxhetit. Ndër të tjera, ata theksuan se shpenzimet operative janë shkurtuar me rreth 22%, e shoqëruar me një paketë masash administrative për sigurimin e kursimeve. Më tej, përfaqësuesit e Ministrisë sqaruan se shkurtimet e shpenzimeve në zërin e investimeve prekin kryesisht investimet joprioritare. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë të gjitha shkurtimet e shpenzimeve janë konsultuar më parë me ministritë dhe institucionet përkatëse.

Komisioni do të vijojë në mbledhjet e ardhshme me shqyrtimin nen për nen të ndryshimeve në buxhet.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›