E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionet zgjedhore në veri nuk janë caktuar nga KQZ-ja

Në mostrat e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë tash për tash figurojnë futbollistët më të njohur botërorë, por në fakt aty pritet të vendosen emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, përfshirë katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit. Ky është formati që në KQZ ka kaluar, ndërkaq nuk është përjashtuar mundësia që fletëvotimet për pjesën veriore të jenë ndryshe nga ato të komunave të tjera.

Në fakt, kjo mund të ndodhë kur një grup punues, të cilin KQZ-ja e ka formuar të bëjë një marrëveshje teknike me OSBE-në. Grupi që e ka propozuar kryetarja e KQZ-së kryesohet nga vetë ajo, ndërkaq në përbërje ka edhe anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe SLS-së të këtij institucioni. Por, shoqëria civile ka kritika për grupin që e quan jo transparent. Ndërkohë, KTV-ja ka mësuar se komisionet komunale zgjedhore në komunat e veriut nuk janë caktuar nga KQZ-ja. Emrat me listën e serbëve kanë ardhur nga OSBE-ja, e komisioni vetëm i ka votuar formalisht, pa kaluar në procedura verifikimi. Kjo është konfirmuar edhe nga kryesuesi i Këshillit për operacione zgjedhore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›