Isa Mustafa bllokohet në rreth

Ka nisur në nëntor të vitit të kaluar por vështirë që do të përfundojë sivjet, në afatin e dhënë. Ndërtimi i rrethrrotullimit dhe zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinë nuk po ecën mirë.
Bllokimi i punimeve ka ardhur nga vetë komuna e Prishtinës, e cila s’po ia del me shpronësimin e pronave në këtë pjesë. Në zonën ku po punohet, gjendet pika e shitjes së karburanteve e kompanisë Kosova Petroll, i cili duhet shembur.
Por, komuna as që i ka dërguar ndonjëherë kërkesë për shpronësim të tokës pronarit të kompanisë “Kosova Petrol”, Bedri Selmani.
Së paku kështu tregon vetë Selmani, objekti i të cilit është bërë pengesë serioze e zhvillimit të mëtejmë të punimeve./Tribuna/Indeksonline/