Komisioni Ad Hoc cakton ekspertët për reformën

Pas takimit të zhvilluar, foli deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit, i cili theksoi gjithashtu se komisioni është në pritje edhe të propozimeve nga partitë e vogla.
"Në mbledhjen e sotme diskutuam për çështje administrative dhe teknike të funksionimit të komisionit dhe jo në përmbajtje. Shumë shpejt do të hyjmë në çështjet konkrete që duhen adresuar nëpërmjet grupit të ekspertëve, të cilët do të identifikojnë çështjet e reformës zgjedhore", u shpreh ai.
Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore u mblodh për herë të parë mesditën e së mërkurës, nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. /Start/
2011-11-30 15:22